BallinaUncategorizedDhunohet nga disa persona oficeri i Policisë në Sarandë, kontrolle në banesa...

Dhunohet nga disa persona oficeri i Policisë në Sarandë, kontrolle në banesa dhe lokale për kapjen e autorëve

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një oficer policie është dhunuar mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 të qytetit, ku Mihal Velço, me detyrë oficer krimesh pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, është dhunuar nga disa persona.

Velço ka qenë duke udhëtuar me motor, kur është fyer e më pas kanosur nga një grup personash. Më pas ai ka zbritur nga motori dhe është konfliktuar fizikisht me ta. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, por paraprakisht ka të dhëna se bëhet fjalë për një konflikt të çastit dhe jo për një sulm të organizuar.

Menjëherë pas njoftimit, forca të shumta policie kanë nisur një aksion në gjithë qytetin e Sarandës deri në orët e para të mëngjesit. Janë kryer kontrolle banesash, lokalesh dhe mjedisesh publike dhe janë shoqëruar disa persona, të cilët janë marrë në pyetje. Deri tani nuk ka informacion lidhur me kapjen e autorëve të dyshuar. Po punohet për zbardhjen e rastit.

Artikujt e fundit

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, lihet në fuqi masa e pezullimit nga detyra

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e bërë nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Trupa gjykuese lë...

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

Kuvendi ka miratuar disa projektligje që lidhen me sektorin e bujqësisë, ndërsa votimi ka...

Hero apo vrasës? Qëlloi për vdekje dy personat që tentuan t’i grabisnin biznesin, argjendari italian kthehet në simbol për të djathtën

Mario Roggero, argjendari italian që u kthye në një figurë të debatueshme publike pas...

Më shumë