BallinaVendiKronikëShiste tritol, granata dhe lëndë plasëse/ Arrestohet 52-vjeçari nga Fushë-Kruja, rezulton me...

Shiste tritol, granata dhe lëndë plasëse/ Arrestohet 52-vjeçari nga Fushë-Kruja, rezulton me precedent penal

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një 52-vjeçar i identifikuar si Petrit Çeça është arrestuar pasi po transportonte granata luftarake, kapsolla detonatore dhe tritol, me qëllim shitjen e tyre.

Policia ka sekuestruar granata dore luftarake, ndezës unifikues granatash, 600 gramë lëndë plasëse tritol, një pjesë e së cilës ishte e pajisur me 2 fitila dhe 2 kapsolla detonatore gati për shpërthim, si edhe kapsolla detonatore.

“Gjatë operacionit policor “porosia”, në rrugën “Kastriotët”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi P. Ç., 52 vjeç, banues në Fushë-Krujë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrollit të qeses që mbante me vete, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 granata dore luftarake, 2 ndezës unifikues, 600 gramë lëndë plasëse (tritol), një pjesë e së cilës ishte e pajisur me 2 fitila dhe 2 kapsolla detonatore gati për shpërthim, si dhe 6 kapsolla detonatore”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikujt e fundit

Plagosën 32-vjeçarin në Poliklinikën e Shkodrës, babë e bir lihen në “arrest shtëpie”. Shfaqin pendesë: Ndodhi në gjaknxehtësi

Gjykata e Shkodrës i ka dhënë masën e sigurisë “Arrest shtëpie” babë e bir,...

Sot seancë plenare, por edhe protestë përpara Kuvendit/ PD mbledhje grupi, pritet vendimi nëse do të kthehen në parlament

Ditën e sotme do të mbahet seancë plenarë, e parafundit, përpara mbylljes së këtij...

U futën për kontroll tatimor, u mbajtën “peng” brenda resortit në Golem. Arrestohen administratori dhe 4 punonjës

Pesë persona janë vënë në pranga në Kavajë pasi dyshohet se penguan dhe mbajtën...

Më shumë