BallinaKosovaTragjedi në Maqedoninë e Veriut, gjenden të pajetë tre kosovarët e zhdukur

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut, gjenden të pajetë tre kosovarët e zhdukur

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ka marrë fund në mënyrën më tragjike kërkimi për tre shtetasit nga Kosova, të cilët ishin shpallur të zhdukur pasi u nisën nga Aeroporti i Shkupit drejt Kosovës.

Autoritetet kanë konfirmuar se Ejup Ternava, Cennet Ternava dhe Fatmire Shabani, të tre nga Vushtrria, kanë humbur jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonin përfundoi në lumin Lepenc, në Maqedoninë e Veriut.

Tre personat humbën kontaktet me familjarët mbrëmjen e së shtunës, pak pasi ishin larguar nga Aeroporti i Shkupit. Pas alarmit të dhënë nga të afërmit, autoritetet maqedonase nisën një operacion kërkimi për lokalizimin e tyre, ndërsa familjarët kërkuan edhe ndihmën e qytetarëve për gjetjen e të afërmve të tyre.

Pas disa orësh kërkime, automjeti me të cilin udhëtonin, një Mercedes GLC me targa gjermane MR-DT 2025, u gjet i fundosur në lumin Lepenc.

Pas nxjerrjes së mjetit nga uji, ekipet e shpëtimit dhe autoritetet konfirmuan se brenda automjetit ndodheshin trupat e pajetë të tre personave.

Ngjarja ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe komuniteti në Vushtrri, ndërsa lajmi ka tronditur opinionin publik në Kosovë.

Rrethanat e aksidentit të rëndë ende nuk janë zbardhur plotësisht. Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga rruga dhe përfundimin e tij në lumin Lepenc.

Albania Today shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve Ternava dhe Shabani, të afërmve dhe të gjithë komunitetit të prekur nga kjo humbje e rëndë.

spot_img

Artikujt e fundit

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Çifti i ri shuhet në aksidentin fatal në Manzë, drejtuesi i mjetit dhe e reja italiane ishin martuar vetëm para pak ditësh

Një detaj tragjik del në dritë pas aksidentit të rëndë të ndodhur gjatë natës...

Aksident me vdekje në Tiranë, 23-vjeçari përplas me makinë këmbësoren

Rreth orës 18:30, në Misto Mame, shtetasi O. V., rreth 23 vjeç, duke drejtuar...

Më shumë