BallinaVendiAktualitetDrafti i ri i ndarjes territoriale: Bashkia Maliq pritet të shpërbëhet, ja...

Drafti i ri i ndarjes territoriale: Bashkia Maliq pritet të shpërbëhet, ja si ndahen njësitë administrative

Publikuar më

spot_imgspot_img

Sipas burimeve të Albania Today pranë procesit, harta e re administrativo-territoriale pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme për qarkun e Korçës. Propozimi që po diskutohet parashikon shpërbërjen e Bashkisë së Maliqit dhe riorganizimin e njësive të saj administrative, një lëvizje që, nëse miratohet, do të ndryshojë kufijtë administrativë të zonës.

Më konkretisht, sipas këtij drafti, njësia administrative e Moglicës pritet t’i bashkohet Bashkisë së Gramshit, ndërsa njësia administrative e Pirgut do t’i kalojë Bashkisë së Pogradecit. Të gjitha njësitë e tjera administrative të Bashkisë Maliq parashikohet t’i bashkohen Bashkisë së Korçës, duke krijuar një bashki më të madhe dhe me një shtrirje më të gjerë territoriale.

Nëse ky skenar do të marrë dritën jeshile, ai do të përbëjë një nga ndryshimet më të rëndësishme të viteve të fundit në organizimin vendor të qarkut, me ndikim jo vetëm në administrim, por edhe në shërbimet publike, investimet dhe përfaqësimin e banorëve.

Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka ende një vendim përfundimtar. Burimet theksojnë se bëhet fjalë për draftin që ndodhet aktualisht në tryezën e diskutimeve dhe që pritet t’i dërgohet Kuvendit për shqyrtim dhe miratim në ditët në vijim. Vetëm pas votimit në Parlament do të mësohet nëse ky projekt do të mbetet i pandryshuar apo do të pësojë lëvizje të tjera gjatë debatit parlamentar.

Artikujt e fundit

Gjyqi i themelit për “Partizanin”/ A kanë ushtruar presion Berisha, Malltezi dhe Begeja? Përgjigjet Bamir Topi: Jam shprehur para Prokurorisë….

Gjatë dëshmisë së tij në gjyqin për dosjen “Partizani”, ish-presidenti Bamir Topi ka mohuar...

PD reflekton, pas mbledhjes në seli ‘anulon’ bojkotin dhe niset drejt Kuvendit për seancën plenare, Berisha: U faktua se…

Partia Demokratike, e cila ka bojkotuar dy seancat e fundit plenare, sot vendosi të...

Më shumë

Gjyqi i themelit për “Partizanin”/ A kanë ushtruar presion Berisha, Malltezi dhe Begeja? Përgjigjet Bamir Topi: Jam shprehur para Prokurorisë….

Gjatë dëshmisë së tij në gjyqin për dosjen “Partizani”, ish-presidenti Bamir Topi ka mohuar...