BallinaVendiKronikëMakina përfshihet nga flakët në Korçë, 66-vjeçari gjendet i pajetë brenda Benz-it....

Makina përfshihet nga flakët në Korçë, 66-vjeçari gjendet i pajetë brenda Benz-it. Ja për çfarë dyshohet

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Korçë, ku një 66-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti që u përfshi nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 10 të qytetit, rreth orës 08:40, kur një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit.

Brenda automjetit, në sediljen e parë të pasagjerit, është gjetur trupi i pajetë i Irakli Çinokut, rreth 66 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima mund të ketë humbur jetën si pasojë e vetëdjegies brenda automjetit, por kjo pistë ende nuk është konfirmuar dhe rrethanat e plota të ngjarjes mbeten për t’u zbardhur.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur ekzaminimet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe dinamikën e ngjarjes. Policia vijon mbledhjen e provave dhe pritet të japë detaje të tjera pas përfundimit të veprimeve hetimore.

Artikujt e fundit

Sulm me thikë në zonën e Akropolit në Athinë/ Plagosen dy turistë amerikanë, autori dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor

Dy turistë amerikanë u plagosën mëngjesin e së martës si pasojë e një sulmi...

Atentati në Elbasan, reagon policia: Autori qëlloi me armë tre persona, më pas hodhi pistoletën në tokë dhe…

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një atentati me armë zjarri mbrëmjen e...

Drafti i ri i ndarjes territoriale: Bashkia Maliq pritet të shpërbëhet, ja si ndahen njësitë administrative

Sipas burimeve të Albania Today pranë procesit, harta e re administrativo-territoriale pritet të sjellë...

Më shumë