BallinaVendiPolitikëIlir Meta kërkoi hetim për kallëzimin ndaj punonjësve të paraburgimit 313, Gjykata...

Ilir Meta kërkoi hetim për kallëzimin ndaj punonjësve të paraburgimit 313, Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e tij

Publikuar më

spot_imgspot_img

Sot në Gjykatën e Tiranës u rrëzua kërkesa e ish-presidentit Ilir Meta, i cili kundërshtoi mosfillimin e hetimeve nga ana e prokurorisë.

Meta është ankuar në gjykatë, së cilës i kërkoi që të detyrojë akuzën e kryeqytetit të hetojë çështjen e kallëzuar prej tij, por kjo kërkesë u rrëzua pas shqyrtimit nga trupi gjyqësor.

“Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi zhvilloi seancën gjyqësore në Dhomë Këshillimi (pa praninë e palëve), për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga Kërkuesi Ilir Metaj me objekt : “Ankim kundër vendimit të prokurorisë së datës 21.01.2026 “Për mosfillimin e kallëzimit penal numër 272 datë 15.01.2026”: V E N D O S I :

Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Ilir Metaj me objekt “Ankim kundër vendimit të prokurorisë së datës 21.01.2026 “Për mosfillimin e kallëzimit penal numër 272 datë 15.01.2026”, si të pabazuar në prova dhe në ligj”, thuhet në njoftimin e tyre.

Meta ka denoncuar punonjës të paraburgimit 313 për shkelje të të drejtave të tij për të komunikuar nga burgu, duke pretenduar se policia e 313 ka shpërdoruar detyrën, edhe për mënyrën se si ai është trajtuar në këtë institucion.

Akuza e mosfilloi çështjen me argumentin se nuk ka vepër penale, por, siç rezulton, ish-presidenti është i bindur se denoncimi duhet të hetohet deri në fund. Për këtë arsye, ai i është drejtuar me ankesë dhomës penale.

Artikujt e fundit

Stuhi ekstreme në Ballkan/ Alarm maksimal, Shqipëria në nivel rreziku 1. Kosova nivelin më të lartë, 3

Ballkani pritet të përballet me një nga episodet më të fuqishme të motit ekstrem...

U transportua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes në Radhimë, humb jetën turistja 30-vjeçare

Një turiste rreth 30 vjeçe nga Finlanda u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal...

Konflikt me sende të forta në një lokal në Golem, arrestohen dy punonjës pas përplasjes me 5 pushues turq

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht pas një konflikti...

Më shumë

Stuhi ekstreme në Ballkan/ Alarm maksimal, Shqipëria në nivel rreziku 1. Kosova nivelin më të lartë, 3

Ballkani pritet të përballet me një nga episodet më të fuqishme të motit ekstrem...

U transportua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes në Radhimë, humb jetën turistja 30-vjeçare

Një turiste rreth 30 vjeçe nga Finlanda u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal...