BallinaVendiAktualitetErdhën nga Egjipti për të punuar te ALBA - BETON, betoniereja u...

Erdhën nga Egjipti për të punuar te ALBA – BETON, betoniereja u mori jetën dy punëtorëve të kompanisë së kreut të Shoqatës së Ndërtuesve

Publikuar më

spot_imgspot_img

Aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e së mërkurës në periferi të Tiranës u mori jetën dy shtetasve egjiptianë, 30 dhe 44 vjeç, të cilët punonin për kompaninë ALBA – BETON. Në këtë përplasje fatale mbeti i plagosur edhe drejtuesi i një automjeti tip “Audi”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Në njoftimin e parë, Policia e Shtetit pati vështirësi në identifikimin e personave që ndodheshin në betoniere. Më pas autoritetet konfirmuan se viktimat ishin dy shtetas egjiptianë. Drejtuesi i betonieres humbi jetën në vendngjarje, ndërsa pasagjeri ndërroi jetë në spital, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë.

Dy shtetasit egjiptianë kishin ardhur në Shqipëri për arsye punësimi dhe ishin bërë pjesë e stafit të kompanisë ALBA – BETON, një prej kompanive që operon në sektorin e ndërtimit në vendin tonë.

Përmes një hulumtimi të shpejtë në “QKB”, të dhënat tregojnë se në strukturën e aksionerëve të kompanisë janë Artan Dulaku, Adrian Dulaku, Genc Dulaku dhe Erjon Harizi. Ky i fundit mban njëkohësisht edhe detyrën e kryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, ku është bashkëpronar edhe te ALBA – BETON.

Rrethanat e aksidentit janë ende nën hetim dhe deri më tani autoritetet nuk kanë dalë me një version përfundimtar mbi shkaqet e ngjarjes.

Artikujt e fundit

Seanca e fundit plenare, qytetarët protestë para Kuvendit. Tensione me policinë

Këtë të enjte do të zhvillohet seanca e fundit plenare në Kuvend për këtë...

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës,...

Aksidenti fatal te rrethrrotullimi i TEG-ut, reagon policia: Një i vdekur dhe dy të plagosur, personat në betoniere ende të paidentifikuar

Një aksident fatal është regjistruar këtë pasdite në zonën e njohur si rrethrrotullimi i...

Moti i keq në vend/ Tetë raste rreziku në Sarandë, fundosen dy skafe, mjete të tjera lundruese zhvendosen. Ndalohet dalja në det

Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë ka ndërhyrë në tetë raste për t’u ardhur në...

Më shumë