Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, është përplasur me efektivët e Gardës së Republikës, pasi tentoi të hynte në sallën e Kuvendit, pavarësisht se ishte i përjashtuar nga punimet e seancës.
Nga pamjet e publikuara, Shehaj shihet teksa debaton me punonjësit e Gardës, të cilët i bllokojnë hyrjen dhe më pas e largojnë me forcë nga ambientet e hyrjes së Kuvendit.
“Më trego ku e ke shkresën, hiqi duart. Për këtë do mbani përgjegjësi. Mos më shty. Më tregoni urdhrin, ku e keni urdhrin. Më tregoni vendimin. Është çmenduri. Duhet të futesh në Kuvend me dhunë. Hape rrugën, ka skaduar afati më 22 qershor. Nuk preket deputeti me dorë nga asnjë punonjës sigurie. Si më ndaloni mua të hyj në Kuvend“, dëgjohet të thotë Shehaj.


