BallinaVendiKronikë“Hajdeni se do t’ju vras të gjithëve”/ Vrasja e 58-vjeçarit në Roskovec,...

“Hajdeni se do t’ju vras të gjithëve”/ Vrasja e 58-vjeçarit në Roskovec, flet vëllai i viktimës: Autori është arrestuar tri herë, dëgjuam një zhurmë brenda në shtëpi dhe…

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një ngjarje e rëndë me një viktimë dhe një të plagosur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në fshatin Vidhisht, në Roskovec.

Një 35-vjeçar dyshohet se ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Pas krimit, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij të cilën e mori peng, duke marrë me vete edhe armën e gjahut.

“Dëgjuam një zhurmë, që bërtisnin brenda. Ai thoshte: “Hajdeni se do t’ju vras të gjithëve.” Pastaj njoftuam policinë dhe ajo erdhi. Ai ishte i armatosur. Doli nga mbrapa shtëpisë, nga dritarja. Kishte lënë makinën. Mori edhe vajzën dhe iku. Është arrestuar tri herë dhe më pas ka dalë.

Vajti në Tiranë për armë, e futën brenda dhe e nxorën pas një muaji. Këtu ishte në arrest shtëpie, sepse kërcënonte. I thoshte vajzës: “Ti nuk e bën jetën pa mua. Unë do t’ju vras të gjithëve.” Vrasja ishte e paramenduar. Kur vajta brenda, i gjeta të dy të shtrirë”, u shpreh vëllai i viktimës në Roskovec.

Artikujt e fundit

RENEA rrethoi zonën, autori 35-vjeçar lëshon ish-të fejuarën që e mori peng pas krimit në familje

Autori Nertil Buzi, ka lëshuar shtetasen R. P (ish- bashkëshorten), që e mbante peng...

Vrau ish-vjehrrin me armë gjahu në Roskovec dhe u arratis/ 35-vjeçari dyshohet se fshihet në një fshat të Beratit, RENEA ‘blindon’ zonën

Forcat RENEA kanë rrethuar zonën ku dyshohet se fshihet 35-vjeçari Nertil Buzi, autori i...

Burri vret ish-vjehrrin në fshatin Vidhisht, merr peng edhe ish-gruan e tij, detajet e para

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Fier. Një 35-vjeçar dyshohet se...

Betonierja ra nga lartësia në autostradë, Drejtoria e Transporteve: 2 egjiptianët nuk kishin patentë të lëshuar nga ne

Dy punonjësit egjiptianë,njëri prej të cilëve shofer dhe tjetri pasagjer, të cilët mbetën të...

Më shumë