BallinaVendiKronikëShkoi për të marrë makinën me defekt, karrotreci aksidentohet bashkë me mjetin...

Shkoi për të marrë makinën me defekt, karrotreci aksidentohet bashkë me mjetin në aksin Librazhd-Elbasan

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin kombëtar Librazhd-Elbasan, ku një karrotrec që transportonte një automjet është përfshirë në një incident.

Sipas informacioneve paraprake, karrotreci kishte shkuar për të tërhequr një automjet që dyshohet se kishte pësuar më herët një defekt të rëndë gjatë lëvizjes në këtë aks rrugor. Gjatë transportimit të mjetit, karrotreci është përfshirë në një aksident, duke krijuar rrezik për drejtuesit e tjerë të mjeteve që qarkullonin në zonë.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohen persona të lënduar apo incidente të tjera, ndërsa dëmet paraprake duket se janë vetëm materiale. Lëvizja e automjeteve në këtë segment është zhvilluar me kujdes deri në normalizimin e situatës.

Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta. Pritet që grupi hetimor të kryejë veprimet përkatëse për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes, ndërsa deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet.

Artikujt e fundit

Spektakël në Hungari, Norris triumfon, Piastri tradhtohet nga makina

Lando Norris triumfoi sot në Çmimin e Madh të Hungarisë, raundin e 11-të të...

Sorrat e korbat refuzuan Besën? Rama i prerë: As të mos reshtin së kërkuari dorëheqjen, deri në 2029 po të duan

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave që kanë pasuar fjalën e tij për...

E pazakontë, Presidenti i një shteti europian lë kostumin zyrtar dhe shfaqet si fotograf i Formula 1

Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel, 64 vjeç, u shfaq këtë fundjavë në cirkuitin...

Më shumë