BallinaRajoni & BotaPërshkallëzohen tensionet në Bregun Perëndimor, Netanyahu paralajmëron veprime më të gjera

Përshkallëzohen tensionet në Bregun Perëndimor, Netanyahu paralajmëron veprime më të gjera

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli është “i përgatitur të veprojë më gjerësisht”, ndërsa vazhdojnë përplasjet, sulmet e kolonëve izraelitë dhe operacionet ushtarake në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në orët e para të mëngjesit, forcat izraelite kryen një bastisje në qytetin e Nablusit, ku arrestuan rreth 40 palestinezë, përfshirë një grua dhe disa ish-të burgosur.

Operacionet ushtarake vijnë disa ditë pasi trupat izraelite u vendosën në zona të ndryshme të territorit të pushtuar, pas një vale dhune ku mbetën të vrarë katër palestinezë dhe dy izraelitë.
Sipas zyrtarëve palestinezë, kolonë izraelitë hynë me forcë në fshatin Tal, ku pati përplasje me banorët vendas. Incidenti u përshkallëzua dhe rezultoi me viktima, duke rritur më tej tensionet në rajon.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Egjiptit ka shprehur “shqetësim të thellë” për përshkallëzimin e dhunës së kryer nga kolonët izraelitë në territoret palestineze.
Në një deklaratë zyrtare, Kajroja dënoi atë që i cilësoi si “akte dhune dhe frikësimi”, përfshirë zjarrvënie ndaj shtëpive, pronave dhe vendeve fetare, si dhe sulme ndaj civilëve.

Egjipti i cilësoi këto zhvillime si pjesë të “politikave sistematike që nxisin tensionet dhe minojnë përpjekjet për paqe dhe stabilitet”, duke theksuar se ato përbëjnë “një shkelje flagrante” të së drejtës ndërkombëtare.

Kajro i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të përmbushë “përgjegjësitë ligjore dhe morale”, duke kërkuar masa konkrete për ndalimin e sulmeve të kolonëve dhe garantimin e mbrojtjes së civilëve palestinezë.

Situata në Bregun Perëndimor mbetet tepër e tensionuar, ndërsa përplasjet mes kolonëve, forcave izraelite dhe palestinezëve kanë intensifikuar shqetësimet ndërkombëtare për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

spot_img

Artikujt e fundit

Tragjedia me 69 viktima në Spanjë, jep dorëheqjen ministri i Transportit pas përplasjes të trenave

Ministri i Transportit i Spanjës, Óscar Puente, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, gjashtë ditë...

Gjenden pas 27 vitesh mbetjet mortore të tre intelektualëve kosovarë që u vranë gjatë luftës, Kurti: U identifikuan me anë të ADN-së në Kulladër...

Janë identifikuar edhe mbetjet mortore të tre personave të “Grupit të Intelektualëve”. Kryeministri i Kosovës,...

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

Bulqizë/Informacion paraprak Rreth orës 14:10 të ditës së sotme, Spitali i Bulqizës ka njoftuar Sallën...

Agron Shehaj i bindur për zgjedhjet lokale: Koalicioni mes përfaqësuesve të protestës dhe partitë e reja, fitojmë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka shprehur se nëse do të ndodhte një...

Më shumë