BallinaVendiKronikëKonflikti për motive pronësie mes dy familjeve degradoi në dhunë fizike, arrestohen...

Konflikti për motive pronësie mes dy familjeve degradoi në dhunë fizike, arrestohen tre persona në Pukë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Tre persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë nën hetim, pasi mbrëmjen e kaluar konflikti i pronësisë mes dy familjeve në Pukë degradoi në përdorimin e dhunës.

Në pranga u vunë I. Sh., 67 vjeç, F. Sh., 36 vjeç (djali i 67-vjeçarit) dhe G. I., 34 vjeç. Ndërkohë materialet u referuan në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. I., 60 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen F. I., 43 vjeçe (motra e shtetasit G. I.), të gjithë banues në fshatin Dedaj të Pukës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dedaj, ata janë konfliktuar për motive pronësie, me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse e të mprehta.

Si pasojë e konfliktit, kanë pësuar dëmtime shtetasit I. Sh. dhe G. I., të cilët po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sende dhe mjete të dyshuara të përdorura gjatë konfliktit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikujt e fundit

Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të...

Pas shpalljes së listës së fituesve të "Grant 2026" kanë nisur të dalin rastet...

Aksident tragjik në Pogradec, 65-vjeçari humb jetën pasi u dëmtua me fresibël gjatë punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën...

Kush është Adnan Xholi, prokurori i SPAK që synon postin e Prokurorit të Përgjithshëm

Me një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe me titullin “Doktor i...

Nis gjyqi ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhi: Komunikimet janë shkëputur nga konteksti

Nis gjyqi ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit, të cilët janë të dy...

Më shumë