Kryeministri Edi Rama ka thirrur në orën 17:00 një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku pritet të diskutohen zhvillimet më të fundit politike në vend.
Sipas burimeve, në fokus të diskutimeve do të jetë edhe çështja e njohur si “Besa”, e cila ka marrë vëmendje gjatë ditëve të fundit. Ende nuk janë bërë publike detaje konkrete mbi axhendën e plotë të mbledhjes, por pritet që në tryezën e shumicës qeverisëse të diskutohen çështje të rëndësishme.
Paralelisht, po qarkullojnë zëra për lëvizje të mundshme në kabinetin qeveritar. Burime jozyrtare flasin për një dorëheqje të mundshme të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, dhe zëvendësimin e tij nga Romina Kuko.
Megjithatë, deri në këto momente nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Kryeministria apo institucionet përkatëse lidhur me këto raportime.
Vëmendja mbetet te mbledhja e pasdites, e cila mund të sqarojë nëse këto zhvillime janë pjesë e një riorganizimi të mundshëm të qeverisë apo bëhet fjalë vetëm për spekulime politike.


