BallinaVendiAktualitetBllokohet rruga Shkozet-Plepa, zjarri i madh në magazinë mbulon zonën me tym...

Bllokohet rruga Shkozet-Plepa, zjarri i madh në magazinë mbulon zonën me tym të dendur

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një zjarr i përmasave të mëdha në një magazinë në zonën e Shkozetit ka shkaktuar vështirësi të shumta në qarkullim, duke bllokuar pjesërisht unazën e Durrësit në aksin Shkozet-Plepa.

Flakët e mëdha dhe tymi i dendur kanë përfshirë zonën përreth, duke bërë që lëvizja e automjeteve të vështirësohet ndjeshëm. Drejtuesit e mjeteve janë detyruar të lëvizin me kujdes për shkak të uljes së shikueshmërisë nga tymi.

Në vendngjarje kanë mbërritur 6 mjete zjarrfikëse dhe forca policie, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Flakët kanë rrezikuar edhe disa banesa pranë magazinës së përfshirë nga zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, të pakonfirmuara zyrtarisht, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga këputja e dy kabllove të tensionit të lartë, si pasojë e temperaturave të larta, të cilat dyshohet se kanë rënë mbi objekt.

Si pasojë e ngjarjes, një pjesë e mirë e Durrësit ka mbetur pa energji elektrike, ndërsa autoritetet vijojnë ndërhyrjen për normalizimin e situatës.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë