BallinaUncategorizedPushimet u kthyen në tragjedi/ Përcillen në banesën e fundit 24-vjeçarja me...

Pushimet u kthyen në tragjedi/ Përcillen në banesën e fundit 24-vjeçarja me dy fëmijët, nëna e viktimës pretendon për probleme në çift mes vajzës dhe dhëndrit

Publikuar më

spot_imgspot_img

Janë përcjellë këtë të enjte për në banesën e fundit Bleona Çelaj, 24 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj të mitur, 1 dhe 3 vjeç, të cilët humbën jetën tragjikisht pasi zjarri përfshiu banesën e tyre në fshatin Domen të Postribës.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave. Trupat e pajetë i janë nënshtruar ekzaminimeve mjeko-ligjore, ndërsa në vendngjarje janë gjetur edhe mbetje të një bombole gazi, e cila dyshohet se mund të ketë shkaktuar shpërthimin.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja dyshohet të ketë qenë aksidentale.

Ndërkohë, nëna e 24-vjeçares, në gjendje të rënduar psikologjike, ka deklaruar paraprakisht para grupit hetimor se vajza nuk kishte pasur marrëdhënie të mira me bashkëshortin kohët e fundit.

Nga ana tjetër, bashkëshorti i viktimës ka dëshmuar se në momentin kur ka rënë zjarri ndodhej në një dyqan, rreth 20 minuta larg në këmbë nga banesa, në qendër të fshatit, ku kishte shkuar për të blerë disa gjëra për familjen.

Fakti që banesa ndodhej në një zonë të izoluar, pa shtëpi të tjera pranë, bëri që zjarri të konstatohej me vonesë. Sipas hetimeve, terreni i vështirë malor dhe mungesa e një njoftimi të menjëhershëm kanë qenë faktorë që ndikuan në pasojat tragjike të ngjarjes.

Familja Çelaj jetonte në Gjermani, ku ishte e pajisur me dokumente qëndrimi, dhe kishte ardhur disa ditë më parë në Shqipëri për të kaluar pushimet.

Artikujt e fundit

Shpërthen në flakë makina në Novoselë, shkrumbohet e gjitha, shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në zonën e fshatit Novoselë. Sipas...

Pas “Besës”, Rama i jep deputetëve një dokument të dytë: Duhet të bëjmë transformimin jetik, dera e BE nuk rri pafund e hapur

Kryeministri Edi Rama vuri në tryezën e çdo socialisti dokumentin “Prania besnike”, anekse i...

Pas dorëheqjes nga posti i sekretares së PD-së, Jola Hysaj emërohet drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Jola Hysaj është emëruar drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Hysaj më herët ka mbajtur...

Më shumë