BallinaVendiPolitikëLirimi nga burgu i Beqajt dhje largimi nga PD i Jola Hysajt,...

Lirimi nga burgu i Beqajt dhje largimi nga PD i Jola Hysajt, Berisha: Dëshmi se sistemin e drejtësisë e kontrollon Rama, disa persona shiten dhe blihen nga…

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të sotëm me qytetarët në rrjetet sociale ka komentuar edhe lirimin nga burg të ish-ministrit Ilir Beqaj dhe largimin nga partia të Jola Hysajt.

Berisha u shpreh se lirimi i tij është dëshmia se Edi Rama kontrollon të gjithë sistemin e drejtësisë.

“Komentet e mia janë këto, lirimi i Ilir Beqës është dëshmi e fundit flagrante e kontrollit të plotë dhe total të sistemit të drejtësisë nga Edi Rama. Vetë akuza kundër tij ishte qesharake në raport me plaçkitjen e qindra milionë eurove.

Mos harro se sterilizimi, dhe iniciator është Edi Rama, të jemi të sinqertë, se dilte ekran më ekran me një gërshërë të thyer dhe me një pincë të ndryshkur se ja me çfarë operoheshin, rriti me 84 përqind çmimin e sterilizimit në Shqipëri.

Natyrisht Ilir Beqja do dilte se Ilir Beqja vjedhjet e mëdha i bëri me Edi Ramën”, u shpreh Berisha për Beqajn.

Ndërkohë kreu i PD-së nuk la pa komentuar edhe ikjen nga Partia Demokratike të Jola Hysajt, e cila u emërua nga kryeministri Rama si drejtoreshë në Agjencinë Kombëtare të Turizmit.

“Për sa i përket tjetrës, Isa, në një narkoshtet të bazuar në drogën, korrupsionin dhe vjedhjen, natyrisht korruptimi i opozitës, burgosja e opozitës, rrënimi i opozitës është politikë kryesore e diktatorit Edi Rama.

Në këtë kuadër gjenden edhe individë që shiten dhe blihen sipas tregut të qeverisë.

Por i sigurt të jesh që opozita qëndron më e vendosur dhe më e pamposhtur se kurrë sot ndaj tij dhe e gatshme të bëjë gjithçka për largimin e tij nga pushteti”, përfundoi Berisha.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë