BallinaVendiAktualitetNetë tropikale dhe temperatura përvëluese, ja sa do të shënojë termometri në...

Netë tropikale dhe temperatura përvëluese, ja sa do të shënojë termometri në fundjavë dhe javën që vjen

Publikuar më

spot_imgspot_img

Vala e të nxehtit vijon të mbajë nën ndikimin e saj vendin tonë, me temperaturat që pritet të mbeten të larta edhe gjatë ditëve në vijim.

Sinoptikanët parashikojnë mot kryesisht të kthjellët, ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdet temperaturat mund të arrijnë deri në 39-40 gradë Celsius, duke përjetuar edhe ato që quhen ‘netë tropikale’.

“Masat ajrore të nxehta që prej ditësh kanë përfshirë vendin tonë do të na shoqërojnë jo vetëm për fundjavën, por edhe javën që kemi përpara. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit dhe vranësira të pakta në relievet malore të vendit. Era do të jetë kryesisht nga kuadrati i veriut, 5-6 metra për sekondë dhe herë pas here përgjatë vijës bregdetare pritet të shkojë në 10 metra për sekondë.

Temperaturat pritet që të jenë të larta. Në këto momente, në Kuçovë ka shënuar 38 gradë, ndërsa në Tiranë 37 gradë. Temperaturat pritet që në zonat e ulëta dhe në bregdet të shkojnë në 39 deri në 40 gradë. Jashtë, në ambiente të hapura, temperaturat do të ndihen edhe më të larta, për shkak edhe të prezencës së lagështirës në ajër. Do të përjetojmë edhe ato që quhen net tropikale, ku termometri edhe në orët e natës nuk do të zbresë poshtë 25 ose 26 gradë”, u shpreh sinoptikania Besa Sherollari.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë