BallinaUncategorizedKatër të arrestuar në Shkodër, policia i kap me armë dhe drogë

Katër të arrestuar në Shkodër, policia i kap me armë dhe drogë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Goditen 2 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje në qytetin e Shkodrës.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sezoni”. Arrestohen 3 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për veprimtari kriminale në fushën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë një 18-vjeçar, pasi u kap me armë zjarri pistoletë dhe lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të ndarë në doza.

1. Si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, u finalizua operacioni policor i koduar “Sezoni”.

Nga hetimet ka rezultuar se një grup shtetasish, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe disamujore, dyshohet se kanë ushtruar veprimtarinë kriminale të shitjes, shpërndarjes dhe mbajtjes së lëndëve narkotike.

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit:

– G. B., 20 vjeç, banues në fshatin Ktosh;
– D. R., 20 vjeç, banues në Koplik;
– K. P., 22 vjeç, banues në fshatin Lohë e Poshtme.

Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. H., 34 vjeç.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 5 aparate celularë.

Në kuadër të të njëjtit procedim penal, gjatë zhvillimit të hetimeve në muajt qershor dhe korrik 2026, janë arrestuar edhe 4 shtetas të tjerë.

2. Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 18 vjeç, banues në Pulaj-Plazh, Velipojë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tij u gjet një armë zjarri pistoletë, ndërsa gjatë kontrollit në banesë u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në doza.

Materialet procedurale për të dy rastet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikujt e fundit

Lundronte me muzikë të lartë pas mesnate, administratori i anijes turistike në Vlorë e pëson me 4 milionë lekë gjobë

Një anije turistike në Vlorë është ndëshkuar me 4 milionë lekë gjobë pasi është...

Nga Shqipëria në Bruksel: Jonas Kepi, zëri i të rinjve në institucionet ndërkombëtare

Në një kohë kur përfshirja e të rinjve në proceset vendimmarrëse mbetet një nga...

Reforma Territoriale, qytetarët e Belshit kundër bashkimit me Elbasanin, ngrihen në protestë  

Edhe qytetarët e Belshit protestuan sot kunder Reformës Territoriale e cila parashikon bashkimin me...

Nga Vlora në Sarandë/ Aksion i policisë kundër lëvizjes me armë dhe lëndëve narkotike, arrestohen katër persona

Policia ka finalizuar dy operacione të ndryshme në Vlorë dhe Sarandë, duke vënë në...

Më shumë