BallinaUncategorized“Hapja e konsullatës serbe, nuk kalon lehtë”, deputetja Koçeku: Të dielën protestë...

“Hapja e konsullatës serbe, nuk kalon lehtë”, deputetja Koçeku: Të dielën protestë në Shkodër

Publikuar më

spot_imgspot_img

Deputetja që u largua nga PS, Marjan a Koçeku, ka reaguar kundër idesë për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër.

Me anë të një reagimi publik, ajo shprehet se kjo gjë nuk do të kalojë lehtë, teksa paralajmëroi dhe një protestë në Shkodër.

Ajo shtoi se shteti shqiptar ka bërë vetëm sqarime të turbullta për këtë temë, si një përpjekje për ta shmangur.

Reagimi i Koçekut:

Para dy ditësh filluen gërmimet në Zubin Potok për gjetjen e trupave të viktimave të luftës së Kosovës. Dyshohet për nji varrezë masive me 23 intelektualë të vramë nga forcat serbe, ndërsa deri më tash janë gjetë trupat e 6 prej tyne.

Dje, gjatë bastisjeve, u gjet edhe armatim, si dhe u arrestue nji person që kishte qenë anëtar i Armatës Jugosllave.

Ndërkohë që po ndodhin të gjitha këto, shteti shqiptar flet për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër. Po çfarë konsullate more?!

Deri më sot për këtë çështje ka vetëm sqarime të turbullta nga institucionet shqiptare, pra përpjekje me mos me sqaru hiç.

Flitet për parime diplomacie, marrëdhanie bilaterale, përfitime ekonomike por harrojnë ma të randësishmen: realitetin e nji populli të masakruem.

Të dielën pritet të nisin protestat në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe.

Kjo nuk asht nji punë që kalon lehtë.

Ndërkohë që shteti shqiptar flet për konsullatë e fqinjësi të mirë me Serbinë, në Kosovë vazhdojnë të gjenden varre masive trupash të vramë edhe tash mbas 25 e kusur vitesh.

Artikujt e fundit

Forcat Shqiponja “mbërthejnë” mjetet luksoze në Tiranë, kontrolle të imtësishme për drogë, armë dhe xhama të zinj, disa të shoqëruar

Forca e Posaçme Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e...

Katër të arrestuar në Shkodër, policia i kap me armë dhe drogë

Goditen 2 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje...

Lundronte me muzikë të lartë pas mesnate, administratori i anijes turistike në Vlorë e pëson me 4 milionë lekë gjobë

Një anije turistike në Vlorë është ndëshkuar me 4 milionë lekë gjobë pasi është...

Më shumë

Forcat Shqiponja “mbërthejnë” mjetet luksoze në Tiranë, kontrolle të imtësishme për drogë, armë dhe xhama të zinj, disa të shoqëruar

Forca e Posaçme Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e...

Katër të arrestuar në Shkodër, policia i kap me armë dhe drogë

Goditen 2 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje...