BallinaVendiKronikëAksident në Transballkanike/ Shoferi kalon semaforin e kuq, përplas këmbësoren dhe arratiset...

Aksident në Transballkanike/ Shoferi kalon semaforin e kuq, përplas këmbësoren dhe arratiset nga vendi i ngjarjes

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti tip ‘Porsche’, me drejtues shtetasin K.B, ka përplasur një vajzë 20 vjeçe, e cila në ato momente po kalonte rrugën në vijat e bardha.

Pas përplasjes, automjeti nuk është ndalur, por është larguar nga vendi i ngjarjes. E reja, A.M është marrë dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa në vendngjarje është njoftuar edhe Policia.

Disa kalimtarë që kanë qenë pranë vendit të aksidentit pretendojnë se automjeti ka hyrë në kryqëzim duke kaluar me semafor të kuq. Megjithatë, kjo mbetet një dëshmi paraprake dhe pritet të verifikohet nga Policia përmes këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe veprimeve të tjera hetimore.

Ende nuk ka një informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të vajzës dhe as mbi identitetin e drejtuesit të automjetit që u largua pas përplasjes.

Policia e Vlorës pritet të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e automjetit.

Artikujt e fundit

E vrau dhe më pas ia fshehu trupin në një valixhe/ Në pranga autori në Greqi, 26-vjeçari pranon krimin ndaj 38-vjeçares skoceze

Një 26-vjeçar është arrestuar nga autoritetet greke në lidhje me vdekjen e një gruaje...

I shkatërruar plotësisht, dalin pamjet nga vendi ku u rrëzua njëri prej helikopterëve zjarrfikës në Greqi

Janë publikuar pamjet e para nga vendi ku u rrëzua njëri prej dy helikopterëve...

Zjarri në Greqi/ Përplasen dy helikopterë zjarrfikës në Megara, detajet e para

Dy helikopterë që hidhnin ujë drejt flakëve në zjarret në Greqi janë përplasur me...

Më shumë