BallinaUncategorizedReforma Territoriale/ Propozohet shkrirja me Fierin, kryebashkiaku i Patosit kundërshton: Renditemi të...

Reforma Territoriale/ Propozohet shkrirja me Fierin, kryebashkiaku i Patosit kundërshton: Renditemi të 10-tët në Shqipëri, pse të humbasim statusin?

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryetari i Bashkisë Patos, Fation Duro, ka reaguar ashpër ndaj propozimit për bashkimin e Bashkisë Patos me Bashkinë Fier, duke argumentuar se të dhënat zyrtare nuk e mbështesin një vendim të tillë.

Sipas Duros, raporti përfundimtar i Komisionit nuk e klasifikon Patosin si një bashki me performancë të dobët. Përkundrazi, ai thekson se Patosi renditet i 10-ti ndër 61 bashkitë e vendit në Indeksin e Funksionalitetit të Bashkive (IFB), me 71.7 pikë* , një rezultat që konsiderohet nivel i lartë.

Ky indeks vlerëson tregues si autonomia fiskale, ngurtësia e buxhetit, mbulimi i funksioneve, eficienca e stafit dhe detyrimet e prapambetura.

Duro sjell edhe krahasimin me bashkitë e tjera të Qarkut Fier: Patos – 71.7 pikë (vendi i 10-të në rang kombëtar)

* Roskovec – 65.2 pikë

* Lushnjë – 65.0 pikë

* Divjakë – 59.0 pikë

* Fier – 55.4 pikë

* Mallakastër – 50.4 pikë

Sipas tij, Patosi ka 16.3 pikë më shumë se Bashkia Fier dhe rezulton me performancën më të lartë funksionale në të gjithë qarkun.

Nëse argumenti për reformën territoriale është se bashkitë e vogla nuk kanë kapacitete administrative dhe financiare për të ushtruar funksionet, atëherë rasti i Patosit tregon pikërisht të kundërtën”, thekson Duro.

Në përfundim, ai ngre pyetjen: “Cili është dështimi konkret funksional i Bashkisë Patos që justifikon heqjen e statusit të saj, kur vetë indeksi zyrtar i Komisionit e rendit të dhjetën në vend dhe dukshëm mbi Bashkinë Fier, me të cilën propozohet të bashkohet?”

Postimi i plotë i kryebashkiakut të Patosit, Duro:

Patosi nuk është bashki me performancë të dobët

Raporti përfundimtar i Komisionit nuk e paraqet Patosin si një bashki që nuk arrin të kryej funksionet e veta. Përkundrazi, në treguesit më të rëndësishëm, Patosi renditet ndër bashkitë më të mira të Shqipërisë.

Patosi është i dhjeti në Shqipëri për funksionalitetin

Indeksi i Funksionalitetit të Bashkive, IFB, vlerëson elemente të tilla si:

* autonomia fiskale;

* ngurtësia e buxhetit;

* mbulimi i funksioneve;

* eficienca e stafit;

* detyrimet e prapambetura.

Patosi merr 71,7 pikë dhe renditet i dhjeti ndër 61 bashkitë. Raporti e konsideron nivel të lartë çdo rezultat mbi 65 pikë.

Argumenti zyrtar për konsolidimin territorial është:

Bashkitë e vogla nuk kanë kapacitet administrativ dhe financiar të ushtrojnë funksionet.

Por në rastin e Patosit, vetë të dhënat e raportit tregojnë të kundërtën.

Krahasimi brenda Qarkut Fier

Rang vendi Bashkia Popullsia 2023 IFB

10 Patos 18.227 71,7

15 Roskovec 16.332 65,2

16 Lushnjë 63.135 65,0

23 Divjakë 24.882 59

32 Fier 101.963 55,4

40 Mallakastër 15.838 50,4

Të dhënat tregojnë se Patosi ka:

* 16,3 pikë më shumë se Fieri;

* performancë më të lartë se çdo bashki tjetër e qarkut;

* rezultat të lartë edhe në shkallë kombëtare.

Pra,

Bashkia që propozohet të shkrihet ka performancë funksionale më të mirë se bashkia që propozohet ta përthithë edhe performancë funksionale më të lartë se të gjitha bashkitë e tjera të Qarkut Fier.

Cili është dështimi konkret funksional i Bashkisë Patos që kërkon heqjen e statusit të saj, kur Indeksi zyrtar i vet Komisionit e rendit të dhjetën në vend dhe dukshëm mbi Bashkinë Fier me të cilën do të bashkohet?

Artikujt e fundit

Aksident në Transballkanike/ Shoferi kalon semaforin e kuq, përplas këmbësoren dhe arratiset nga vendi i ngjarjes

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas...

Nënkryetari i Bashkisë Korçë, Kletjon Kita, kërkon sqarime për kufirin e zhurmës prej 45 dB(A)

Nënkryetari i Bashkisë së Korçës, Kletjon Kita, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet...

Të shtëna në Lezhë/ Shoferi i ‘Audi-t’ qëllon me armë zjarri drejtuesin e një makine tjetër, autori ende në arrati

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Lezhë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Fle pesë orë në ditë, ndoshta dhe më pak”, Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira i kam me Melonin, ndërsa...

Kryeministri Edi Rama është intervistuar nga Tik-Toker i njohur, Max Klymenko, gjatë samitit të...

Më shumë

Aksident në Transballkanike/ Shoferi kalon semaforin e kuq, përplas këmbësoren dhe arratiset nga vendi i ngjarjes

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas...

Nënkryetari i Bashkisë Korçë, Kletjon Kita, kërkon sqarime për kufirin e zhurmës prej 45 dB(A)

Nënkryetari i Bashkisë së Korçës, Kletjon Kita, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet...

Të shtëna në Lezhë/ Shoferi i ‘Audi-t’ qëllon me armë zjarri drejtuesin e një makine tjetër, autori ende në arrati

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Lezhë. Sipas informacioneve paraprake,...