BallinaVendiKronikëTë shtëna nga një jaht në det pranë Palasës, Policia nis ndjekjen...

Të shtëna nga një jaht në det pranë Palasës, Policia nis ndjekjen e mjetit lundrues

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një incident me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Himarës, ku dyshohet se nga një jaht në det, përballë Palasës, është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja është konstatuar rreth orës 21:00, ndërsa pas marrjes së njoftimit janë angazhuar menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, të cilat janë vënë në ndjekje të mjetit lundrues.

Paralelisht, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe Stacionit të Policisë Dhërmi kanë nisur kontrollet nga toka përgjatë vijës bregdetare, me qëllim verifikimin e informacionit dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Policia bën me dije se vijon ndjekja e jahtit dhe veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Në përfundim të operacionit për ndalimin e mjetit lundrues dhe kryerjen e veprimeve të para hetimore, autoritetet pritet të japin informacion më të detajuar mbi rrethanat e incidentit.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë