BallinaVendiPolitikëÇfarë është dokumenti “Besa” që Rama u propozoi shqiptarëve? Kryeministri e shpjegon...

Çfarë është dokumenti “Besa” që Rama u propozoi shqiptarëve? Kryeministri e shpjegon me katër fjalë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një reagim në lidhje me dokumentin “Besa”, një qasje që ai e ka prezantuar si metodën e re të punës për mandatin e katërt qeverisës.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Rama e ka përmbledhur kuptimin e “Besës” me katër fjalë: “Besim, Empati, Shërbim dhe Angazhim”.

Kreu i qeverisë kishte shpjeguar më herët se ky dokument lidhet me rikthimin e besimit mes qytetarëve dhe institucioneve, duke e cilësuar si një mënyrë të re për ta afruar administratën me njerëzit.

“Besimi nuk vritet me një krisëm, largohet kur trazohet uji, nuk kthehet me një thirrje, por vetëm kur gjen ujin miqësor”, ishte shprehur Rama gjatë prezantimit të kësaj ideje.

Sipas kryeministrit, sfida e mandatit të katërt është mbledhja e “ujit të trazuar të besimit” nga të gjitha burimet dhe rikthimi i një marrëdhënieje më të fortë me qytetarët përmes empatisë dhe shërbimit.

“Puna e mandatit të katërt është të mbledhim nga të gjitha burimet ujin e trazuar të besimit dhe ta bëjmë këtë me empati dhe flamingot do të kthehen. Rilindja 2.0 është emri që ne i vumë ciklit të ri politik, Besa është metoda për ta kthyer atë cikël në një përvojë të re për qytetarët e Shqipërisë”, tha Rama.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë