BallinaUncategorizedReforma Territoriale/ Këshillat Bashkiakë kundër draftit të qeverisë, Këlcyra “jo” bashkimit me...

Reforma Territoriale/ Këshillat Bashkiakë kundër draftit të qeverisë, Këlcyra “jo” bashkimit me Përmetin, Klosi kërkon zërin e qytetarëve

Publikuar më

spot_imgspot_img

Drafti i qeverisë për riorganizimin territorial ka hasur kundërshtimin e parë nga disa bashki, teksa këshillat vendorë kanë nisur të shprehin qëndrimet e tyre për shkrirjen e njësive vendore.

Këshilli Bashkiak i Këlcyrës ka votuar kundër propozimit për shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin me Bashkinë e Përmetit. Në mbledhjen e jashtëzakonshme, të 15 anëtarët votuan unanimisht kundër draftit të qeverisë.

Vendimi erdhi pas reagimeve dhe protestave të banorëve të zonës, të cilët kanë kundërshtuar humbjen e statusit të bashkisë dhe kanë kërkuar që Këlcyra të vijojë të funksionojë si njësi më vete.

Këshilltarët bashkiakë, si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita, i bënë thirrje edhe Këshillit Bashkiak të Përmetit të mos miratojë propozimin për bashkimin e dy bashkive.

Ndërkohë, edhe në Klos ka nisur diskutimi për ndarjen e re territoriale, ku drafti i qeverisë parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat.

Kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola, deklaroi se përpara çdo vendimmarrjeje do të zhvillohen dëgjesa publike me banorët në të gjitha njësitë e zonës.

Ajo tha se qëndrimi i saj do të jetë në përputhje me vullnetin e qytetarëve. “Nëse qytetarët do të jenë pro, do të jem pro. Nëse qytetarët do të jenë kundër, edhe unë do të jem kundër”, u shpreh Kola.

Procesi i riorganizimit territorial pritet të shoqërohet me debate edhe në bashki të tjera, ndërsa propozimet për bashkimet e reja kanë nisur të përballen me kundërshtime nga komunitetet lokale dhe përfaqësuesit vendorë.

Artikujt e fundit

Procesi në Hagë hyn në fazën vendimtare, ja kur do të mbahen seancat përfundimtare ndaj ish-krerëve të UÇK

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftuan të enjten se mesi i shtatorit...

Grabitet një i ri në Lezhë, autorët i marrin me forcë një shumë parashë dhe orën

Një i ri ka rënë pre e një grabitjeje në qytetin e Lezhës, ndërsa...

Çfarë është dokumenti “Besa” që Rama u propozoi shqiptarëve? Kryeministri e shpjegon me katër fjalë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një reagim në lidhje me dokumentin “Besa”, një qasje...

U arrestua pas 30 vitesh në arrati vrasësi i vëllezërve në Patos dhe një vajze në Belgjikë, SHBA ekstradon në Shqipëri Sokol Hoxhën

SHBA ka ekstraduar drejt Shqipërisë, me Charter Flight, Sokol Hoxhën, vrasësin e trefishtë i...

Më shumë