BallinaVendiKronikëU kapën me pistoleta dhe silenciator në Sarandë/ Jepen masat e sigurisë...

U kapën me pistoleta dhe silenciator në Sarandë/ Jepen masat e sigurisë për 5 të arrestuarit, 2 prej tyre lihen në burg

Publikuar më

spot_imgspot_img

Është zhvilluar pas mesditës së sotme seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 5 personave të arrestuar mbrëmjen e së hënës në fshatin Gjashtë të Sarandës me dy armë zjarri pistoletë.

Para gjyqtarit Mexhit Doço dolën 26-vjeçari Alfred Kaja dhe 33-vjeçari Sidorel Moriseni të dyshuar për “armëmbajtje pa leje” si dhe 21-vjeçari Vitrin Hoxha, 22-vjeçari Franko Bobja dhe 31-vjeçari Vionis Poka, të dyshuar për “moskallzim i krimit”.

Dy të parët u kapën nga policia duke poseduar dy armë zjarri pistoletë, njëra prej të cilave me silenciator ndërsa tre të tjerët i shoqëronin ata. Pavarësisht se fillimisht u dyshua se ata mund të kryenin ndonjë ngjarje kriminale, këto dyshime kanë rënë pasi policia nuk u gjeti atyre as maska, as doreza, as lëndë djegëse, ndërkohë që edhe automjetet që lëviznin ishin me dokumentacion e targa të rregullta. Edhe dëshmitë e tyre para grupit hetimor, po ashtu edhe para gjykatës, qëndronin larg dyshimeve për të kryer vrasje.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se 5 të rinjtë, të cilët nuk kanë precedentë të theksuar, por mund të jenë konsumatorë lëndësh narkotike, mund të jenë të përfshirë në ndonjë aferë të shitjes së armëve të zjarrit. Të rinjtë janë kryesisht banorë të fshatrave të Tiranës e Rrogozhinës si Shkozë, Rreth Greth, Kazie etj.

Pas vlerësimit të arrestit në flagrancë gjyqtari Mexhit Doçi caktoi masën e sigurimit “Arrest në burg” për Alfred Kajën dhe Sidorel Morisenin si dhe “Arrest në shtëpi” për Vitrin Hoxha, Franko Bobja dhe Vionis Poka.

Artikujt e fundit

“Jam e persekutuar politike, më rrezikohet jeta”/ Lihet në burg 32-vjeçarja turke, e dënuar për lidhje me organizatë terroriste

Aktivistja Julide Yazici, 32 vjeç, e cila rezultoi e kërkuar nga Ankaraja për protestat...

Tezja dhe nipi gjenden të vdekur në një apartament në Napoli, mister rrethanat e ngjarjes

Dy persona janë gjetur të pajetë në një apartament në Portici, në provincën e...

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje minimale pas vendimit të Kushtetueses

Në limitin e afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese dhe kur Kuvendi ka nisur...

Më shumë