BallinaUncategorizedKushtetuesja “rrëzon” Rovena Vodën, nuk kalon në seancë ankimin e ish-zëvendësministres: S’u...

Kushtetuesja “rrëzon” Rovena Vodën, nuk kalon në seancë ankimin e ish-zëvendësministres: S’u shkel prezumimi i pafajësisë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Gjykata Kushtetuese nuk e kaloi në seancë ankimin e ish-zëvendësministres Rovena Voda, e cila pretendoi, mes të tjerash, se një deklaratë e ish-kryeprokurorit të SPAK kishte shkelur prezumimin e pafajësisë.

E ekspozuar në hetimet e Prokurorisë së Posaçme gjatë bisedave të dy të pandehurave, Majlinda Hasani dhe Florinda Beu, e cila synonte të punësohej me ndërhyrjen e ish-zv.ministres, SPAK i ngarkoi asaj korruptimin me një arkë peshk, një telefon dhe një mijë euro.

Nga 2021, kur u prangos për këto dyshime dhe, pasi e shleu me masën e arrestit shtëpiak dënimin me një vit burg, Voda insiston se u paragjykua.

Ish-zv.ministrja e Brendshme arsyeton në ankimin kushtetues se, teksa gjendej ende nën gjykim pranë Apelit të Posaçëm, Altin Dumani, në atë kohë kreu i SPAK, e konsideroi sukses dënimin e saj përfundimtar.

Por për ish-zyrtaren, që me vendim gjyqësor e ka të ndaluar të marrë funksione për pesë vite, kjo deklaratë për mediat u dha në një kohë kur ajo ende nuk ishte dënuar, duke ndikuar në gjyqësor.

Voda u gjykua këtu në GJKKO dhe nuk e pranoi akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.

Voda i përmend Kushtetueses në ankimin individual se u dënua pa asnjë provë, bazuar në thashetheme që përmenden në përgjimet e dy të pandehurave të tjera.

Gjykata Kushtetuese thekson se çështja e provave është kompetencë e gjykatave më të ulëta. Kushtetuesja nuk e pranon pretendimin se Vodës iu shkel prezumimi i pafajësisë.

Argumenti i gjyqtarëve kushtetues është ai i dënimit të saj mbi bazën e provave dhe jo duke u bazuar në deklaratat e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

Fajësia e saj u përcaktua tej çdo dyshimi të arsyeshëm dhe arsyetuar mjaftueshëm në këtë drejtim, thuhet më tej në vendim.

Ndaj, duke e çmuar të ezauruar këtë çështje, Kushtetuesja vendosi të mos e trajtojë ankimin individual në seancë plenare. Pas këtij momenti, proteston që ish-funksionarja t’i drejtohet Strasburgut.

Artikujt e fundit

Akuzohet për organizimin e sulmit me eksploziv ndaj gazetarit të RAI-t, arrestohet biznesmeni italian, si u hartua plani

Biznesmeni Valter Lavitola dhe Clesio Gomez Tavares janë arrestuar nën dyshimin se kanë organizuar...

“E ndoqa me vrap dhe…”, vrau shokun e fëmijërisë, zbardhet dëshmia e plotë e Krisjan Sterjos: I thashë mos ngacmonte shoqen time, më shau

E pyeti pse kishte ardhur në shtëpi dhe ai iu përgjigj “e di unë”. Marrëdhënia...

Tërmeti 7.4 ballë në Kolumbi, bllokohen gjashtë aeroporte. Lëkundjet u ndjenë deri në Venezuelë

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë...

Shpërthim pranë banesës në Lezhë dhe të shtëna me armë në Laç, policia nis hetimet

Dy ngjarje janë regjistruar gjatë natës në qarkun e Lezhës. Në Shënkoll, një sasi e...

Më shumë