BallinaVendiKronikëAutobusi përplas 65-vjeçarin në Delvinë, i plagosuri në gjendje të rëndë transportohet...

Autobusi përplas 65-vjeçarin në Delvinë, i plagosuri në gjendje të rëndë transportohet me helikopter në Tiranë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një 65-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasditen e kësaj të marte, pasi është përplasur nga një autobus në aksin nacional Delvinë-Sarandë.

I plagosuri, Agim Vocka, banor i fshatit Bajkaj, është transportuar fillimisht në spitalin e Sarandës dhe më pas, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur në kthesën për në fshatin Bajkaj, pranë një pike karburanti, ku autobusi i linjës Delvinë-Sarandë, me drejtues Vangjel Zoto, ka goditur 65-vjeçarin, i cili po lëvizte në këmbë.

Pas përplasjes, drejtuesi i autobusit është larguar nga vendngjarja, por është kapur më vonë nga shërbimet e Policisë së Delvinës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Nga testi i alkoolit rezultoi se drejtuesi i autobusit nuk kishte konsumuar alkool, pasi aparati ka shënuar 0.00 mg/l.

Ndërkohë, gjendja shëndetësore e 65-vjeçarit paraqitet e rëndë. Sipas mjekëve të spitalit të Sarandës, Vocka ka pësuar traumë të rëndë të kokës, frakturë dhe hemorragji trunore, ndërsa ndodhet në gjendje kome cerebrale.

Për shkak të gjendjes së rëndë, është vendosur transportimi i tij drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Helikopteri është ulur në pistën e Portit, ndërsa i plagosuri është transportuar me ambulancë drejt tij për t’u nisur më pas drejt Tiranës.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë