BallinaUncategorized“Bashkia e Fushë-Arrëzit meriton vetëm mbështetje, por kurrë të shkrihet”, Meta kundër...

“Bashkia e Fushë-Arrëzit meriton vetëm mbështetje, por kurrë të shkrihet”, Meta kundër reformës Territoriale: Po goditet sepse drejtohet nga opozita

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ilir Meta shprehet kundër Reformës Territoriale dhe prekjes së bashkisë së Fushë-Arrëzit.

Në një reagim në rrjetet sociale ai shprehet se kjo bashki nuk meriton “që të shkrihet”, teksa e veçon si një nga bashkitë me performancën më të lartë ndër “9 bashkitë e para dhe që kontribuon me mbi 200 milionë euro në vit për GDP-në”.

Meta thotë se kjo ‘shkrirje’ bëhet për shkak se bashkia drejtohet nga opozita.

“Koha për t’i thënë JO, “Paketës së Maleve” në Bashkinë e Fushë-Arrëzit! Bashkia e Fushë-Arrëzit është ndër bashkitë me resurse të gjithanshme për zhvillim, me performancën më të lartë ndër 9 bashkitë e para dhe që kontribuon me mbi 200 milion euro në vit për GDP-në.

Me bukuri natyore të jashtëzakonshme, fatmirësisht me masive pyjesh me shumë mundësi për turizmin malor, goditja ndaj Fushë-Arrëzit synon shpopullimin e kësaj treve për të krijuar vakumin që do të plotësohet nga grabitqarët e “Paketës së Maleve”, shkruan Meta.

“Ky sulm është edhe kundër suksesit të jashtëzakonshëm në menaxhimin e kësaj bashkie nën drejtimin e opozitës, në veçanti të Kryetarit, z. Hil Curri dhe punonjësve të përkushtuar të administratës. Z. Mazniku, që nuk ka qenë asnjëherë në Fushë-Arrëz, as për të takuar këshilltarët e PS dhe jo më qytetarët, i sugjeroj që të çojë në Fushë-Arrëz punonjësit e administrave të bashkive që i ka marrë “Rilindja” për t’i trajnuar të punojnë si administrata e shkëlqyer e Fushë-Arrëzit që për shërbime, përkushtim, sjellje, transparencë e llogaridhënie mund të krahasohet vetëm me bashkitë e vendeve skandinave.

Falë këtyre aftësive menaxhuese të Kryetarit Curri dhe të kësaj administrate, të politikave dhe projekteve për nxitjen e investimeve, por edhe të mbështetjes së diasporës, ka nisur popullimi i kësaj treve. Pikërisht prandaj Edi Rama kërkon ta godasë, sepse axhenda e tij është shpopullim e shkombëtarizim.

Edhe në respekt të vuajtjeve të shumë intelektualëve të dënuar dhe të internuar politikë, Bashkia e Fushë-Arrëzit meriton vetëm mbështetje, por kurrë të shkrihet”, shkruan Meta në Facebook.

Artikujt e fundit

Vrau personin që tentoi ta përdhunonte, Irani shpall fajtore 23-vjeçaren dhe e ekzekuton në burg

Irani ka ekzekutuar 23-vjeçaren Marzieh Nieri në burgun qendror të Qazvinit, pasi gjykata rrëzoi...

Shpërthimi i fuqishëm i Etnas “paralizon” Katanian/ Mbyllet aeroporti ndërkombëtar, mijëra pasagjerë mbeten të bllokuar

Hiri vullkanik i Etnës ka shkaktuar kaos në transportin ajror në Siçili, duke detyruar...

Vrau të dashurin duke e goditur me thikë, dënohet me gjashtë vite burg modelja e OnlyFans

Ish-modelja e OnlyFans, Courtney Clenney, është dënuar me gjashtë vite burg pasi u deklarua...

“Ibri duhet të mbajë ujë, jo pakënaqësi gjeopolitike”/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Le t’i lëmë ‘fantazmat’ të dalin në pension

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë, Majlinda Dhuka, i është përgjigjur Ministrit serb...

Më shumë