BallinaUncategorizedPD njeh më në fund Avokatin e Popullit, i kërkon të hetojë...

PD njeh më në fund Avokatin e Popullit, i kërkon të hetojë projektin “Smart City”. Përgjigjja e Shabanit: Faleminderit që besoni në legjitimitetin e institucionit

Publikuar më

spot_imgspot_img

Partia Demokratike duket se më në fund e ka njohur Endrit Shabanin si Avokat të Popullit, zgjedhje të cilën e refuzuan dhe as nuk e votuan në Kuvend.

Sekretari për të drejtat e njeriut në PD, Franc Nuri, i është drejtuar Avokatit të Popullit me një shkresë zyrtare, duke i kërkuar që nisjen e një hetimi të posaçëm mbi ndikimin e projektit “Smart City”.

Ironike ka qenë kthimpërgjigjja e Shabanit, i cili ndër të tjera deklaron: Faleminderit që besoni në legjitimitetin e institucionit.

Partia Demokratike në janar të këtij viti çoi në Gjykatën Kushtetuese procedurën e zgjedhjes së Endrit Shabanin si Avokat i Popullit. Demokratët kundërshtuan rrugën e ndjekur nga Kuvendi në fund të vitit të kaluar, duke akuzuar PS-në se ka shkelur ligjin dhe prishur traditën e zgjedhjes së një Avokati të Popullit nga radhët e opozitës.

Sipas PD-së, deputetët e opozitës i kishin tërhequr firmat për mbështetjen e Endri Shabanit përpara se ai të kalonte për votim në Parlament, akt i cili nuk u pranua nga socialistët me argumentin se ishte bërë përtej afateve të parashikuara me ligj.

Por mesa duke, Nuri “ka zbutur” revoltën e demokratëve, duke legjitimuar kështu Shabnin në krye të këtij institucioni.

Shkresa e plotë e PD, me firmën e Nurit:

I nderuar z. Avokat i Popullit,

Në mbështetje të nenit 23 të Kushtetutës dhe ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i nënshkruari, duke marrë në konsideratë ndikimin e projektit “SMART CITY” mbi jetën private, të dhënat personale dhe të drejtat e liritë themelore të qytetarëve, kërkojmë vënien në dispozicion të informacionit dhe dokumentacionit, si vijon:

I – Nisjen e një hetimi të posaçëm mbi ndikimin e projektit “Smart City” në:

  1. a) Të drejtën për jetën private.
    b) Mbrojtjen e të dhënave personale.
    c) Lirinë e shprehjes.
    d) Lirinë e tubimit paqësor.
    e) Lirinë e organizimit dhe veprimtarisë politike.
    f) Lirinë e medias.
    g) Të drejtën për të mos u nënshtruar profilizimit arbitrar.
    h) Prezumimin e pafajësisë.
    i) Të drejtat e fëmijëve.
    j) Parimin e mosdiskriminimit.
    k) Të drejtën për mjet juridik efektiv.
    l) Parimin e ligjshmërisë, domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit.

II – Kërkojmë verifikimet që vijojnë nga Institucioni i Avokatit të Popullit:

  1. a) Nëse sistemi përbën mbikëqyrje të përgjithshme dhe të padiferencuar.
    b) Nëse prodhon efekt frikësues ndaj protestuesve, aktivistëve, gazetarëve dhe opozitarëve.
    c) Nëse ligji përcakton qartë kategoritë e personave që mund të monitorohen.
    d) Nëse ekzistojnë garanci kundër keqpërdorimit politik.
    e) Nëse qytetarët kanë të drejtë reale ankimi.
    f) Nëse përfshirja e fëmijëve është proporcionale dhe justifikuar.

III – Kërkojmë që Avokati i Popullit:

  1. a) Inspektimin e Qendrës së Komandës;
    b) Marrjen e kontratës dhe dokumentacionit teknik;
    c) Ndjekjen e institucioneve përgjegjëse;
    d) Konsultimin me ekspertë të pavarur;
    e) Publikimin e një raporti të posaçëm;
    f) Rekomandimin e pezullimit të funksioneve biometrike dhe profilizuese;
    g) Rekomandimin e miratimit të një kuadri të posaçëm ligjor.

Duke marrë në konsideratë interesin e lartë publik, përpunimin e të dhënave në shkallë kombëtare dhe përfshirjen e fëmijëve, kërkojmë trajtimin me përparësi të kësaj kërkese.

Kërkojmë gjithashtu ruajtjen e plotë të dokumentacionit, komunikimeve elektronike, procesverbaleve, log-eve të sistemit, raporteve teknike dhe regjistrave të aksesit që lidhen me projektin “Smart City”, me qëllim parandalimin e humbjes, ndryshimit ose fshehjes së tyre.

Përgjigja e Avokatit të Popullit:

Avokati i Popullit është njohur me ankesën tuaj për ndikimin e projektit “SMART CITY” në të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, nr. 310 Prot., datë 22.07.2026, protokolluar pranë institucionit tonë me nr. 731 Prot., datë 24.07.2026.

Duke iu falënderuar për ngritjen e këtij shqetësimi, vlerësojmë në mënyrë të veçantë faktin që Partia Demokratike i drejtohet Avokatit të Popullit si garant i pavarur i të drejtave dhe lirive themelore. Në përgjigje të ftesës tuaj tek legjitimiteti dhe pavarësia e Avokatit të Popullit për të hetuar këtë çështje, ju vëmë në dijeni se më poshtë:

Në përmbushje të misionit kushtetues të Avokatit të Popullit për mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave të ligjshme të individit, verifikimet ose mosveprimet e parregullta të organeve dhe administratës publike, të sanksionuar në nenet 60–63 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të neneve 2, 12, 13, 16 dhe 17 të ligjit nr. 8454, datë 04.02.1999, “Për Avokatin e Popullit”, i njoftojmë se ankesa juaj është pranuar dhe kam vendosur të fillojë hetimin administrativ për shqetësimin e ngritur prej jush.

Objekt i hetimit do të jetë vlerësimi i përputhshmërisë së projektit “SMART CITY” me standardet kushtetuese dhe ndërkombëtare të mbrojtjes së jetës private dhe të të dhënave personale, të garantuara nga nenet 35–37 të Kushtetutës, neni 8 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe nga ligji nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Çështja do të ndiqet nga një grup pune i përbërë nga tre ndihmëskomisionerë, nën drejtimin e Komisionerit të Seksionit për Policinë, Z. Besnik Deda.

Duke pasur parasysh rëndësinë e çështjes dhe interesin e lartë publik, institucioni do të vlerësojë edhe angazhimin e ekspertizës së pavarur të jashtme për vlerësimin e gjetjeve të grupit të punës, me qëllim garantimin e një analize të plotë, objektive dhe profesionale.

Në përfundim të hetimit administrativ, do të njoftoheni mbi gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet përkatëse të institucionit, në përputhje me procedurat e parashikuara në ligjin nr. 8454/1999, i ndryshuar.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, ju sigurojmë se kjo çështje do të trajtohet me përgjegjshmëri të plotë institucionale dhe në zbatim rigoroz të legjislacionit në fuqi.

Artikujt e fundit

Mbyllet një tjetër aplikacion pirat, AMA paralajmëron qytetarët: “AlbKanale” jashtë funksionit, mos bëni më pagesa në këtë aplikacion

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka paralajmëruar publikun për një skemë mashtruese të lidhur me...

Studimi i ambasadës shqiptare në Londër/ Gjatë periudhës 2018–2025, më shumë se 70,000 aplikime për viza angleze nga shtetas shqiptarë u refuzuan

Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të refuzimit të vizave britanike krahasuar...

Ishte me pushime në bjeshkët e Tropojës dhe u ndje keq, ndahet papritur nga jeta ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës

Ish-kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci, është ndarë papritur nga jeta në moshën...

Zgjerimi i autostradës/ ARRSH njofton bllokimin e dy korsive Tiranë-Durrës, ja kur do të devijohet trafiku

Dy korsitë e aksit kryesor në drejtimin Tiranë-Durrës do të bllokohen përkohësisht gjatë netëve...

Më shumë

Mbyllet një tjetër aplikacion pirat, AMA paralajmëron qytetarët: “AlbKanale” jashtë funksionit, mos bëni më pagesa në këtë aplikacion

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka paralajmëruar publikun për një skemë mashtruese të lidhur me...

Studimi i ambasadës shqiptare në Londër/ Gjatë periudhës 2018–2025, më shumë se 70,000 aplikime për viza angleze nga shtetas shqiptarë u refuzuan

Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të refuzimit të vizave britanike krahasuar...

Ishte me pushime në bjeshkët e Tropojës dhe u ndje keq, ndahet papritur nga jeta ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës

Ish-kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci, është ndarë papritur nga jeta në moshën...