BallinaKosovaU arrestua në kufi nën dyshimin për spiunazh, mësuesit që dyshohet se...

U arrestua në kufi nën dyshimin për spiunazh, mësuesit që dyshohet se kishte lidhje me BIA-n serbe i gjenden mijëra euro

Publikuar më

spot_imgspot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një shtetasi kosovar në pikën kufitare në Merdare, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Spiunazh”.

Arrestimi i Fehim Salit është realizuar gjatë një operacioni të përbashkët të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet, Sali dyshohet se për një periudhë të gjatë ka bashkëpunuar me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë. Ai dyshohet gjithashtu se ka mbajtur kontakte me një zyrtar të kësaj agjencie, të identifikuar si Zhelimir Matoviç.

I dyshuari ishte i angazhuar si mësues në shkollën serbe “9 Maji” në Rapçë të Dragashit. Më herët, sipas Policisë, ai ka qenë pjesë e Këshillit Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentes së Kosovës.

Hetimet dyshojnë se Sali është marrë edhe me ndërmjetësimin për çështje që lidhen me prona dhe dokumente serbe, ndërsa autoritetet po hetojnë gjithashtu dyshimet se ai ka mbledhur vota në mbështetje të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Pas arrestimit në pikën kufitare në Merdare, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda kanë kryer një kontroll në banesën e të dyshuarit në Dragash.

Gjatë operacionit, sipas Policisë së Kosovës, janë sekuestruar 39 mijë e 500 euro, 500 dinarë, katër telefona celularë dhe dokumente të ndryshme, të cilat dyshohet se mund të kenë rëndësi për hetimin.

Me vendim të Prokurorisë Speciale, Fehim Sali është ndaluar për 48 orë.

Brenda afatit të përcaktuar ligjor, Prokuroria Speciale pritet t’i drejtohet Gjykatës Themelore në Prishtinë me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Artikujt e fundit

Maliqi ndahet për reformën e re, banorët debatojnë për shkrirjen e bashkisë dhe bashkimin e saj me Korçën

Këshilli Bashkiak i Maliqit ka nisur turin e konsultimeve publike me banorët në kuadër...

Rama thirrje të rinjve për t’u bërë pjesë e sektorit publik: Në kuadrin e ndryshimeve për Kthesën e Mandatit të Katërt, do të hapen...

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për profesionistë, të rinj, ekspertë dhe krijues që...

Mbyllet një tjetër aplikacion pirat, AMA paralajmëron qytetarët: “AlbKanale” jashtë funksionit, mos bëni më pagesa në këtë aplikacion

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka paralajmëruar publikun për një skemë mashtruese të lidhur me...

Më shumë

Maliqi ndahet për reformën e re, banorët debatojnë për shkrirjen e bashkisë dhe bashkimin e saj me Korçën

Këshilli Bashkiak i Maliqit ka nisur turin e konsultimeve publike me banorët në kuadër...

Rama thirrje të rinjve për t’u bërë pjesë e sektorit publik: Në kuadrin e ndryshimeve për Kthesën e Mandatit të Katërt, do të hapen...

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për profesionistë, të rinj, ekspertë dhe krijues që...