BallinaVendiAktualitetRama thirrje të rinjve për t’u bërë pjesë e sektorit publik: Në...

Rama thirrje të rinjve për t’u bërë pjesë e sektorit publik: Në kuadrin e ndryshimeve për Kthesën e Mandatit të Katërt, do të hapen dyer të reja

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për profesionistë, të rinj, ekspertë dhe krijues që duan të kontribuojnë në komunikimin publik, përmes një njoftimi për hapjen e “Rrjetit MIA”.

Në kuadër të ndryshimeve të paralajmëruara për “Kthesën e Mandatit të Katërt”, siç shprehet ai, Rama fton të interesuarit të bëhen pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore ose të bashkëpunojnë me Agjencinë për Media dhe Informim përmes ideve dhe projekteve të reja.

Aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më 10 shtator 2026, në orën 23:00.

Njoftimi i plotë: 

Në kuadrin e ndryshimeve për Kthesën e Mandatit të Katërt, do të hapen dyer të reja për ata që duan të shërbejnë në sektorin publik.

Ky është njëri nga rastet dhe postohet këtu për t’u parë nga sa më shumë të interesuar:

RRJETI MIA – THIRRJE E HAPUR

Për profesionistë, të rinj, ekspertë dhe krijues që duan të kontribuojnë në komunikimin publik.

Agjencia për Media dhe Informim hap:

Rrjetin MIA për dy mundësi:

PUNO ME NE

Bëhu pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore.

BASHKËPUNO ME NE

Sill një ide, projekt apo zgjidhje konkrete për të përmirësuar mënyrën si institucionet komunikojnë me qytetarët.

Kërkojmë ide dhe aftësi në komunikim, media, rrjete sociale, teknologji, inteligjencë artificiale, video, dizajn, të dhëna dhe formate të reja komunikimi.

Informacion i plotë: https://mia.gov.al/rrjeti-mia-nje-thirrje-e-hapur-per…/

Apliko në: info@mia.gov.al

Dërgo edhe një video deri në 60 sekonda ku prezanton idenë tënde.

AFATI

10 SHTATOR 2026 | ORA 23:00

Nuk duam të dimë vetëm çfarë ke bërë deri sot.

Duam të dimë çfarë mund të bëhet më mirë nesër.

Artikujt e fundit

Mbyllet një tjetër aplikacion pirat, AMA paralajmëron qytetarët: “AlbKanale” jashtë funksionit, mos bëni më pagesa në këtë aplikacion

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka paralajmëruar publikun për një skemë mashtruese të lidhur me...

Studimi i ambasadës shqiptare në Londër/ Gjatë periudhës 2018–2025, më shumë se 70,000 aplikime për viza angleze nga shtetas shqiptarë u refuzuan

Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të refuzimit të vizave britanike krahasuar...

Ishte me pushime në bjeshkët e Tropojës dhe u ndje keq, ndahet papritur nga jeta ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës

Ish-kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci, është ndarë papritur nga jeta në moshën...

Më shumë

Mbyllet një tjetër aplikacion pirat, AMA paralajmëron qytetarët: “AlbKanale” jashtë funksionit, mos bëni më pagesa në këtë aplikacion

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka paralajmëruar publikun për një skemë mashtruese të lidhur me...

Studimi i ambasadës shqiptare në Londër/ Gjatë periudhës 2018–2025, më shumë se 70,000 aplikime për viza angleze nga shtetas shqiptarë u refuzuan

Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të refuzimit të vizave britanike krahasuar...