BallinaVendiPolitikë“Në Selenicë kemi edhe ujë të kripur në mal”, Rama ironizon kryebashkiakun...

“Në Selenicë kemi edhe ujë të kripur në mal”, Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin për vajtjen e detit në majë të malit

Publikuar më

spot_imgspot_img

Pas takimit me kryebashkiakët e bashkive që pritet të bashkohen me njësi më të mëdha, kryeministri Rama pati dje një tjetër përballje me një prej “rebeleve” brenda PS-së, kryebashkiakun e Selenicës.

Në fshatin Vajzë të Selenicës u zhvillua edicioni i katërt i “Vajza Fest”, një aktivitet që tashmë është kthyer në një traditë të bukur dhe të rëndësishme për zonën. Një festë që bashkon traditën, kulturën, artin, sportin dhe trashëgiminë, duke sjellë në vëmendje vlerat dhe pasuritë e kësaj treve.

Në fjalën e tij kryebashkiaku Nertil Bellaj, tha se në këto katër vite Bashkia ka bërë shumë punë, duke ia lënë në dorë kryeministrit të vendosë për fatin e këtij institucioni.

“Kryeministër këtu kemi edhe ujë deti këtu, ujë të kripur. Këto na I ka falur natyra. Ashtu si Labëria e ka famëmadhe historinë, ne si bashki, jemi munduar që për katër vite, famëdhadhe do ta bëjmë edhe bashkinë tonë, duke e çuar bashkinë në një nivel tjetër të turizmit malor dhe lumor. Kemi punuar dhe do të vazhdojmë të punojmë dhe të shohim pastaj se si do shkojnë gjërat”, tha kryebashkiaku i Selenicës, i cili ka dalë hapur kundër bashkimit me Vlorën.

Pas fjalës së tij u përgjigj jo pa ironi kryeministri, i cili u ndal te fjalimi i kryebashkiakut për gjetjen e ujit të kripur në mal.

“Dua të përshëndes kryetarin e Bashkisë, Nertilin dhe ta falenderoj për informacionin për vajtjen e detit në majë të malit me ujin e kripur. Dua të përshëndes edhe ministrin e pushtetit vendor, zotin Demo, i cili është këtu i pranishëm për të kontrolluar si funksionon bashkia e Selenicës”, tha Rama.

Pak ditë më parë kryeministri nisi një tur konsultimesh për reformën e re territoriale, e cila sipas variantit të propozuar nga PS-ja parashikon zvogëlimin e bashkive nga 61 që janë aktualisht në 46.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë