BallinaUncategorizedPo transportonte armë zjarri për shitje në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari në Kthesën...

Po transportonte armë zjarri për shitje në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari në Kthesën e Kamzës

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një 26-vjeçar është arrestuar në Kthesën e Kamzës pasi dyshohet se po transportonte armë zjarri për shitje në Tiranë.

Sipas uniformave blu, i riu lëvizte nga Kruja drejt kryeqytetit për të shitur një pistoletë.

Për pasojë u sekuestrua arma, automjeti me të cilin lëvizte i arrestuari dhe celulari i tij.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë operative, për një shtetas që po levizte drejt Tiranës, me armë zjarri, në automjet, finalizuan operacionin e koduar “Price”, gjatë të cilit u arrestua te vendi i quajtur “Kthesa e Kamzës”, shtetasi N. D., 26 vjeç, banues në Krujë.

Nga kontrolli në automjetin që drejtonte 26-vjeçari u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) që dyshohet se ishte siguruar dhe po transportohej me qëllim shitjen në Tiranë.

Vijon hetimi për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast kriminal, si dhe për dokumentimin ligjor të të gjitha rrethanave të tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

spot_img

Artikujt e fundit

Ngriti padi ndaj KED/ Rrëzohet ndalimi 15-vjeçar për Eugen Papandilen, Gjykata Evropiane: Shqipëria shkeli të drejtat e tij

Një tjetër karton i kuq nga Strasburgu për mënyrën sesi organet e vettingut u...

Detaje nga krimi brenda familjes në Lushnje/ Autori u konfliktua si fillim me të vëllanë, si u arratis me makinën e babait dhe më...

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e së hënës fshatin Zhymë,...

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

Florion Dalladaku, autori i krimit makabër në Lushnje ku vrau nënën dhe plagosi rëndë...

Rrahje me shkop në tubim/ Protestuesi përfundon në Komisariat, dhunoi ashpër familjaren e tij

Protesta e 86-të para kryeministrisë regjistroi një incident, ndërsa një person u shoqërua në...

Më shumë