BallinaVendiKronikëArrestimi i Ergys Agasit në Plepa, SPAK: Ishte në kërkim për grup...

Arrestimi i Ergys Agasit në Plepa, SPAK: Ishte në kërkim për grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash

Publikuar më

spot_imgspot_img

Pas disa javësh kërkimesh, strukturat operacionale të specializuara të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, kanë arrestuar sot shtetasin Ergys Agasi.

Arrestimi u krye më 26 gusht 2026, në hyrjen jugore të qytetit të Durrësit, në zonën e Plepave, në autostradë. Në momentin e arrestimit, sipas SPAK, Agasi shoqërohej nga shtetasi U. Sh., ish-punonjës policie, i cili është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njofton se vijon hetimet për procedimin penal nr. 20/1 të vitit 2025. Në këtë procedim, më 5 dhjetor 2025, është regjistruar edhe emri i shtetasit Ergys Agasi.

Ai po hetohet për një sërë veprash penale, mes tyre “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryera në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu, Agasi po hetohet edhe për “Grup të strukturuar kriminal”, “Kryerje të veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, si dhe “Korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.

Sipas SPAK, ndaj Ergys Agasit, me vendimin nr. 125, datë 15 dhjetor 2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Vendimi i gjykatës i ishte dërguar menjëherë për ekzekutim strukturave të Policisë së Shtetit më 17 dhjetor 2025.

SPAK falënderoi Policinë e Shtetit për kryerjen me sukses të operacionit.

Çdo person prezumohet i pafajshëm deri në momentin kur fajësia e tij provohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

spot_img

Artikujt e fundit

Tragjedia me 69 viktima në Spanjë, jep dorëheqjen ministri i Transportit pas përplasjes të trenave

Ministri i Transportit i Spanjës, Óscar Puente, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, gjashtë ditë...

Gjenden pas 27 vitesh mbetjet mortore të tre intelektualëve kosovarë që u vranë gjatë luftës, Kurti: U identifikuan me anë të ADN-së në Kulladër...

Janë identifikuar edhe mbetjet mortore të tre personave të “Grupit të Intelektualëve”. Kryeministri i Kosovës,...

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

Bulqizë/Informacion paraprak Rreth orës 14:10 të ditës së sotme, Spitali i Bulqizës ka njoftuar Sallën...

Agron Shehaj i bindur për zgjedhjet lokale: Koalicioni mes përfaqësuesve të protestës dhe partitë e reja, fitojmë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka shprehur se nëse do të ndodhte një...

Më shumë