BallinaUncategorizedFutën kalin në mjetin lundrues/ Policia ndërhyn pas publikimit të videos, 3...

Futën kalin në mjetin lundrues/ Policia ndërhyn pas publikimit të videos, 3 persona procedohen penalisht

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një video e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqeshin disa persona duke vendosur një kalë në një mjet lundrues në bregdetin e Velipojës, ka vënë në lëvizje Policinë.

Pas verifikimeve, autoritetet kanë identifikuar tre personat e përfshirë, ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal për “Keqtrajtimin e kafshës”. Pronari i mjetit lundrues është gjobitur gjithashtu me 500 mijë lekë të rinj.

Velipojë, Shkodër

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen disa shtetas duke vendosur një kalë (pon) në një mjet lundrues në breg të detit, në plazhin e Velipojës, informojmë se:

Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Velipojë, kryen verifikimet përkatëse dhe identifikuan 3 shtetasit që shfaqen në video.

Në vijim të veprimeve për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Stacionit Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit F. Sh., 36 vjeç, F. Xh., 61 vjeç dhe L. B., 40 vjeç, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

Gjithashtu, shtetasi F. Sh., pronari i mjetit lundrues, u ndëshkua nga Policia Kufitare, me masë administrative 500 000 lekë të rinj, në bazë të nenit 24, pika 1, shkronja “c”, të ligjit nr. 43/2020.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie apo keqtrajtimi të kafshëve, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe në përputhje me ligjin.

spot_img

Artikujt e fundit

I akuzuar për krime në atdhe dhe trafik droge në Shqipëri, 28-vjeçari norvegjez arrestohet te “Plepat” në Durrës

Një 28-vjeçar norvegjez i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në zonën e “Plepave”...

Vrau gruan 8 muajshe shtatzënë dhe vetë mbeti i plagosur, ndërron jetë 26-vjeçari në Kosovë

Ka ndërruar jetë Egzon Bytyqi, i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes së tij, Jetlira...

Nga festa e fejesës në tragjedi/ Humb jetën Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja nuk i mbijetoi dot djegieve të marra në hotelin në Vlorë

Ka mbërritur në Durrës trupi i pajetë i Ana Dyrmishit, 25-vjeçares që humbi jetën...

Alarmi për bombë në Durrës/ Masa e dyshimtë nuk rezulton e lidhur me celularin, priten verifikimet

Një objekt i dyshimtë i konstatuar në rrugën paralele me portin detar të Durrësit...

Më shumë