BallinaVendiPolitikë6 milionë euro për start-upet/ Delina Ibrahimaj premton transparencë për “humbësit”, por...

6 milionë euro për start-upet/ Delina Ibrahimaj premton transparencë për “humbësit”, por hesht për fituesit nën pikëpyetje

Publikuar më

spot_imgspot_img

Në mes të pikëpyetjeve të ngritura për mënyrën se si janë ndarë 6 milionë euro nga fondet e Startup Albania, ministrja Delina Ibrahimaj ka zgjedhur të dalë me një tjetër mesazh: premton transparencë për ata që nuk kanë fituar.

Ministrja ka nxjerrë një aplikant që nuk ka përfituar nga fondi, i cili shprehet i bindur se procesi ka qenë transparent, ndërsa premton më shumë transparencë për të kuptuar pse disa aplikantë nuk kanë fituar.

Por pyetja kryesore është tjetër:

Po për ata që kanë fituar?

Për ata që kanë marrë paratë publike, sidomos për rastet që kanë ngritur pikëpyetje mbi përmbushjen e kritereve dhe respektimin e rregullores, ku është transparenca?

Problemi nuk është që dikush fitoi.

Problemi lind kur një subjekt merr fonde publike, ndërkohë që ekzistojnë pikëpyetje nëse i plotëson kriteret dhe nëse ka respektuar rregulloren.

Qytetarët kanë të drejtë të dinë se si janë vlerësuar aplikimet, cilat kritere janë përdorur, sa pikë ka marrë secili fitues dhe si është verifikuar nëse përfituesit i plotësojnë të gjitha kushtet e përcaktuara në rregullore.

Në vend të këtyre përgjigjeve, ministria zgjedh të na tregojë historinë e një aplikanti që nuk fitoi dhe që është i bindur se procesi ishte transparent.

Pra, për ata që nuk morën paratë, premtohet transparencë. Për ata që i morën, heshtje.

Nuk ka asgjë të keqe që një aplikant të mos fitojë dhe të marrë feedback për të përmirësuar projektin e tij.

Por kur bëhet fjalë për 6 milionë euro fonde publike, transparenca nuk mund të kufizohet vetëm te shpjegimi se pse disa humbën.

Duhet të shpjegohet, para së gjithash, pse fituan ata që fituan dhe nëse çdo fitues i ka përmbushur realisht kriteret e përcaktuara në rregullore.

Nëse procesi ka qenë i rregullt dokumentet duhet ta provojnë.

  • Publikoni pikët.
  • Publikoni kriteret e aplikuara.
  • Publikoni arsyetimin për çdo fitues.
  • Publikoni dokumentacionin që tregon se çdo përfitues i plotëson kushtet.

Sepse një aplikant që nuk fitoi dhe është i bindur se procesi ishte transparent nuk mund të zëvendësojë transparencën që kërkohet për ata që morën milionat.

Qytetarët duan të dinë mbi të gjitha, nëse ata që përfituan i plotësuan kriteret dhe kushtet e përcaktuara.

spot_img

Artikujt e fundit

Dyshohet se pësoi hemorragji të brendshme, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën gjatë transportit nga Pogradeci në Tiranë, ndërron jetë dhe fëmija 7-muajsh

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë ku një shtetase rreth 37-vjeç...

U largua nga Italia për një jetë të re, do të festonte ditëlindjen pas një muaji/ Kush ishte 22-vjeçarja që u vra nga të...

Maria Spinelli, 22 vjeçe, kishte vetëm pak javë që ishte larguar nga Italia për...

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, 8 viktima dhe 18 persona të zhdukur, ndalohen anëtarët e ekuipazhit

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë rezultojnë të zhdukur...

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen pa lëndime 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e...

Më shumë