BallinaVendiPolitikëElisa Spiropali i përgjigjet Gazment Bardhit, por mesazhi ishte për Belinda Ballukun

Elisa Spiropali i përgjigjet Gazment Bardhit, por mesazhi ishte për Belinda Ballukun

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka bërë një reagim të fortë pak minuta më parë në Kuvend, sapo ka marrë fjalën nga vendi për t’ju përgjigjur për replikë kundërshtarit politik Gazment Bardhi.

“Të jesh i sigurt që nuk ka njeri këtu që mund të më shantazhoj mua”, u shpreh politikania socialiste, në vazhdën e reagimeve të shumta se këtë të enjte socialistët janë shantazhuar e kërcënuar të votojnë reformën territoriale.

Ajo ju drejtua Gazment Bardhit se nuk mund të shantazhohet as nga ata që gjatë fushatës së kaluar elektorale në Fier, sipas Elisa Spiropalit, kanë shantazhuar Bardhin dhe drejtuesit e Partisë Demokratike.

“Të jesh i sigurt që nuk ka njeri këtu që mund të më shantazhoj mua. Se ti nuk je zëri i qytetarëve. Madje, nuk më shantazhojnë dot as ata që të shantazhuan ty të gjithë deputetët dhe ça kishe drejtues të Partisë Demokratike të lavdishme në Fier.

As ata nuk më shantazhojnë dot, se do të shkojnë aty ku e kanë vendin. Dhe e them prapë. Po po të them edhe diçka tjetër: nuk mund të përdoret këtu çdo mikrofon për të folur gjithmonë për të njëjtën çështje.

Unë i qëndroj një për një gjërave që kam thënë. I qëndroj dhe e kam prezantuar në asamblenë e Partisë Socialiste. Kurse ju nuk guxoni të thoni asnjë fjalë, sepse ju nuk keni parti, por vetëm një njeri në krye”, u shpreh socialistja Elisa Sipropali.

spot_img

Artikujt e fundit

“Nuk punon për mua”/ Trump paralajmëron konsulentin amerikan që ndihmoi Berishën në zgjedhje: Do ta shkarkoj nëse…

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas raportimeve se dy prej këshilltarëve të tij...

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, ish-deputeti i PS shoqërohet nga avokati

Bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, ish-deputet i PS-së dhe njëkohësisht biznesmen, Artan Gaçi është...

Detajet nga mbledhja e grupit të PS, Rama: Kush nuk voton Reformën territoriale le të ikë

Ka përfunduar mbledhja e grupit psrlamentar të PS në sallën e Kuvendit. “Kush nuk voton...

Bordi rrit çmimet e karburanteve! Nafta shitet 217 lekë/litri, benzina shkon në 193 lekë/litri

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve. Nafta është rritur me 7...

Më shumë