BallinaUncategorized“Ishte kurth”/ Detaje të reja nga përplasja në hotelin në Orikum, si...

“Ishte kurth”/ Detaje të reja nga përplasja në hotelin në Orikum, si mbivendosja e pronave çoi në konfliktin mes dy biznesmenëve

Publikuar më

spot_imgspot_img

Detaje të reja dalin në dritë nga konflikti fizik që ndodhi sot në Orikum, mes dy biznesmenëve Luan Muça dhe Vasil Bedinaj.

Gjatë takimit, debati mes tyre është përshkallëzuar dhe në konflikt janë përfshirë edhe shoqëruesit e dy biznesmenëve dhe janë konfrontuar me njëri-tjetrin.

Ka dyshime se gjatë përplasjes, e cila fillimisht ka qenë fizike, mund të jenë përdorur edhe armë zjarri. Megjithatë, në vendngjarje policia nuk ka konstatuar asnjë gëzhojë.

Pala e biznesmenit Muça pretendon se takimi në hotelin Palma ka qenë një kurth i ngritur nga biznesmeni tjetër për të sjellë konflikt dhe për të përfshirë policinë.

Për zbardhjen e plotë të ngjarjes është ngritur një grup i posaçëm hetimor. Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë, dëshmitë e personave të përfshirë dhe të dhënat operative, me qëllim rindërtimin e plotë të dinamikës së konfliktit.

Zanafilla e përplasjes

Një konflikt për një pronë në Palasë dyshohet se ka qenë zanafilla e përplasjes që ndodhi sot mes dy biznesmenëve, Luan Muça dhe Vasil Bedinaj, në ambientet e hotelit “Palma”, në Orikum.

Konflikti ka nisur për një pronë në Palasë, ku është projektuar ndërtimi i një resorti. Biznesmeni Luan Muça e kishte blerë tokën me AMTP, duke marrë edhe vërtetimin e pronësisë. Pas përfundimit të procedurave, disa banorë të zonës kanë shfaqur pretendimet e tyre, duke deklaruar se ishin pronarë të së njëjtës pronë dhe se dispononin AMTP të firmosura nga ish-kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro.

Në këto kushte, biznesmeni Muça ka hyrë në negociata me banorët dhe e ka blerë edhe një herë pronën në Palasë, duke kërkuar më pas leje për zhvillimin e saj.

Më vonë, biznesmeni Vasil Bedinaj ka blerë një sipërfaqe toke pranë pronës së Luan Muçës. Dyshohet se një prej parcelave të blera prej tij ka mbivendosje me pronën e blerë dy herë nga Muça. Edhe Bedinaj ka marrë vërtetim pronësie për sipërfaqen e tokës, çka ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si e njëjta pronë rezulton e regjistruar në emër të dy pronarëve të ndryshëm.

Mësohet se më pas edhe biznesmeni Vasil Bedinaj ka marrë leje nga qeveria për zhvillimin e pronës për një investim. Kjo situatë dyshohet se ka sjellë konfliktin mes dy biznesmenëve.

Mësohet gjithashtu se Bedinaj i kishte kërkuar Muçës një përqindje nga projekti i tij, për pjesën e pronës që ka mbivendosje, kërkesë që është kundërshtuar nga ky i fundit.

Me ftesë të Bedinajt, dy biznesmenët kishin rënë dakord të takoheshin sot në mesditë në ambientet e hotelit “Palma”, në Orikum, për të diskutuar mbi konfliktin dhe ngjarja ka degraduar deri në përplasjen e dy biznesmenëve dhe personave që i shoqëronin.

spot_img

Artikujt e fundit

Konflikti në resortin në Vlorë, Policia reagon pas pretendimeve të biznesmenit Vasil Beniaj: Po hetojmë ngjarjen

Policia e Vlorës ka reaguar për ngjarjen e ndodhur këtë të enjte në një...

Të shtëna me armë zjarri në Korçë, një person plagoset nga kushëriri i tij, autori shpallet në kërkim

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Korçë. Plagosja ka ndodhur...

Aksidenti tragjik në Vorë, humb jetën në spital 26-vjeçari

Ka humbur jetën ditën e sotme 26-vjeçari Xhesjon Zogu.  Ai u aksidentua për vdekje mëngjesin...

Vritet me thikë zv.presidentja e Bank of America në Times Square, autorja sulmon me thikë edhe policët, ekzekutohet pas ndërhyrjes

Një zëvendëspresidente e Bank of America është vrarë me thikë në Times Square, në...

Më shumë

Konflikti në resortin në Vlorë, Policia reagon pas pretendimeve të biznesmenit Vasil Beniaj: Po hetojmë ngjarjen

Policia e Vlorës ka reaguar për ngjarjen e ndodhur këtë të enjte në një...

Të shtëna me armë zjarri në Korçë, një person plagoset nga kushëriri i tij, autori shpallet në kërkim

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Korçë. Plagosja ka ndodhur...

Aksidenti tragjik në Vorë, humb jetën në spital 26-vjeçari

Ka humbur jetën ditën e sotme 26-vjeçari Xhesjon Zogu.  Ai u aksidentua për vdekje mëngjesin...