BallinaRajoni & BotaVritet me thikë zv.presidentja e Bank of America në Times Square, autorja...

Vritet me thikë zv.presidentja e Bank of America në Times Square, autorja sulmon me thikë edhe policët, ekzekutohet pas ndërhyrjes

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një zëvendëspresidente e Bank of America është vrarë me thikë në Times Square, në New York, në një sulm që autoritetet e kanë cilësuar si të rastësishëm dhe të paprovokuar.

Ngjarja ndodhi të hënën rreth orës 16:24, sipas orës lokale, në zonën pranë West 42nd Street dhe Seventh Avenue, në zemër të Manhattanit.

Viktima është identifikuar si Erin Piacenti, 32 vjeçe, konfirmoi Policia e New York-ut (NYPD). Bank of America konfirmoi humbjen e një prej punonjëseve të saj.
Ajo ishte zëvendëspresidente në njësinë Business Selection and Conflicts të Bank of America, sipas profilit të saj në LinkedIn.

Komisionerja e NYPD-së, Jessica Tisch, tha se sulmi dukej se ishte i rastësishëm dhe i paprovokuar. Sipas policisë, kur efektivët mbërritën në vendngjarje, gjetën Pamela Cisneros, 49 vjeçe, e cila mbante në duar dy thika të mëdha dhe u drejtua në drejtim të efektivëve.

Policët qëlluan ndaj Cisneros, e cila më vonë u shpall e vdekur. Komisionerja Tisch tha se 49-vjeçarja kishte një histori të dokumentuar të problemeve të shëndetit mendor.

Në sulm mbeti i plagosur edhe një 68-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik. NYPD bëri të ditur se ai kishte marrë plagë nga thika dhe ndodhej në gjendje të qëndrueshme.

Pas sulmit, rrugët e Midtown Manhattan u bllokuan përkohësisht, ndërsa automjetet e emergjencës mbërritën në zonë. Zyra e Bank of America në Manhattan ndodhet shumë pranë Times Square, në One Bryant Park.

“Jemi të tronditur dhe thellësisht të pikëlluar nga humbja tragjike e koleges sonë. Ajo ishte një anëtare e çmuar e ekipit dhe do të na mungojë shumë. Zemrat tona janë me familjen e saj dhe të gjithë njerëzit e saj të dashur”, tha Bank of America në një deklaratë të dërguar me email për Reuters të martën.

Hetimet për rrethanat e plota të sulmit vijojnë.

spot_img

Artikujt e fundit

Aksident tragjik në Golem të Shkodrës/ Humb jetën 17-vjeçari, drejtuesi i makinës shoqërohet në polici

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Golem të...

Situatë kaotike dhe e tensionuar në Ceuta, emigrantët marokenë kryejnë sulme seksuale, mes viktimave fëmijë

Prokurorët spanjollë kanë raportuar një rritje të rasteve të sulmeve seksuale në Ceuta pas...

Pas largimi të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë. Veliaj komandon Alban Dokushin

Pas largimit të Anuela Ristanit nga detyra e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, mësohet...

SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, rritet tensioni në Ngushticën e Hormuzit. Nafta shtrenjtohet me gati 3%

SHBA-ja dhe Irani kanë shkëmbyer sulme ushtarake për herë të parë në më shumë...

Më shumë