BallinaUncategorizedBroja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi i Kombëtares: Kam qenë jashtë...

Broja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi i Kombëtares: Kam qenë jashtë për një vit

Publikuar më

spot_imgspot_img

Armando Broja është përfshirë në një moment tensioni pas përfundimit të ndeshjes së sotme të Burnleyt, teksa sulmuesi shqiptar u përplas verbalisht me një tifoz të skuadrës së tij.

Burnley humbi 2-1 në shtëpi ndaj Bristol City dhe pas vërshëllimave të tifozëve, situata u tensionua jashtë fushës. Broja, i cili ishte aktivizuar në pjesën e dytë, iu drejtua një prej mbështetësve që po e kritikonte, duke reaguar i irrituar ndaj komenteve të tij.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, sulmuesi i Kombëtares shqiptare shihet duke debatuar me tifozin, ndërsa në një moment dëgjohet të thotë: “Kam qenë jashtë për një vit, nuk kam luajtur për një vit.”

Situata nuk shkoi më tej, pasi Broja u largua nga vendi i ngjarjes i shoqëruar nga një pjesëtar i sigurisë.

Reagimi i sulmuesit vjen në një periudhë kur Burnley po përballet me kritika nga tifozët për rezultatet dhe lëvizjet e klubit në merkato.

Humbja ndaj Bristol City ishte një tjetër zhgënjim për skuadrën, ndërsa Broja nuk arriti të ndryshonte fatin e takimit pas aktivizimit të tij.

spot_img

Artikujt e fundit

“Jam për qejf këtu, nuk po fshihem”/ Dhunimi i Edi Kuçit, zbardhen detajet e shoqërimit të Jozefin Markut, policia: E gjetëm në banesën e...

Është shoqëruar sot në polici këngëtari Jozefin Marku, pas publikimit të videos ku ai...

Dhunimi i Edi Kuçit në Tiranë, shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një person tjetër

Është shoqërohet në polici sot këngëtari Jozefin Marku, pas publikimit të videos ku ai...

‘Përtej oqeanit’/ Berisha mbërrin në SHBA, kreu i PD publikon pamjet nga pritja në aeroport

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,...

Joz Marku e ndaloi në autostradë dhe e dhunoi bashkë me disa persona, prokuroria e Pejës merr në pyetje Edi Kuçin

Edi Kuçi ka dëshmuar sot në polici lidhur me përleshjen fizike që ka pasur...

Më shumë