BallinaVendiAktualitetKlevis Qose pret të dërguarin e Trump, Paolo Zampolli: Fokus te lufta...

Klevis Qose pret të dërguarin e Trump, Paolo Zampolli: Fokus te lufta kundër fentanilit dhe forcimi i bashkëpunimit SHBA-Shqipëri

Publikuar më

spot_imgspot_img

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Klevis Qose ka pritur sot në takim dypalësh të Dërguarin Special të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Partneritetin Global, Ambasadorin Paolo Zampolli.

Gjatë takimit diskutua mbi çështje me rëndësi dhe interes të përbashkët, duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe kontributin dhe ekspertizën e partnerëve amerikanë në fushën e inteligjencës dhe sigurisë.

“I dërguari i posaçëm përcolli qëndrimin e Presidentit Donald Trump, i cili që prej vitit 2017 e ka cilësuar fentanilin si një nga drogat më të rrezikshme dhe një kërcënim serioz për jetën e njerëzve, për shkak të pasojave të rënda dhe vdekjeve në masë që shkakton. Në këtë drejtim, theksuam rëndësinë e parandalimit, shkëmbimit të informacionit dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shqiptare dhe partnerëve amerikanë”, bën me dije kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe për ardhjen e Ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, duke e konsideruar këtë një mundësi për të thelluar më tej bashkëpunimin dhe koordinimin mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e sigurisë.

“Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara mbeten partnerë të rëndësishëm dhe të besueshëm, të bashkuar nga një marrëdhënie strategjike dhe një angazhim i përbashkët për forcimin e sigurisë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës”, thuhet në njoftimin e Agjensisë së Mbikqyrjes Policore.

spot_img

Artikujt e fundit

Ngjarje e rëndë në Burrel! 43-vjeçarja dyshohet se leu me benzinë dhe i vuri flakën babait 89-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Rremull të Burrelit, ku një 89-vjeçar...

Dyshohet se vrau babanë dhe tha se e sulmoi ariu! Kush është Gazmir Fiku, prej më shumë se një dekade supervizor në OSHEE

Personi që shihni në këtë fotografi, është Gazmir Fiku, supervizor në OSHEE për më...

Shpërthimi në apartamentin e fqinjit i mori jetën, kjo është 82-vjeçarja që ndërroi jetë sot në Elbasan

Gruaja që shihni në foto është Hatixhe Berisha, 82-vjeçarja që humbi jetën ditën e...

Më shumë

Ngjarje e rëndë në Burrel! 43-vjeçarja dyshohet se leu me benzinë dhe i vuri flakën babait 89-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Rremull të Burrelit, ku një 89-vjeçar...

Dyshohet se vrau babanë dhe tha se e sulmoi ariu! Kush është Gazmir Fiku, prej më shumë se një dekade supervizor në OSHEE

Personi që shihni në këtë fotografi, është Gazmir Fiku, supervizor në OSHEE për më...