Skandali i rradhes vjen nga afera e shumë perfolur e “Tigrave të Vlorës”. Edhe pse mes shume polemikash, një gjenerimi minimal dhe kostosh tepër të larta të njësive të gjeneruara, Tigrat godasin përseri parate e Shqipëtareve nëpërmjet abuzimit të paster shtetëror dhe institucional.
Do të sjellim ne fokus tenderin “OPERIM DHE MIRËMBAJTJE E ASETIT GJENERUES TERMIK, VLORË” – NR.REF-96099-08-13-2026,tender i shpallur nga KESH sh.a. (Korporata Elektroenergjitiko Shqiptare) me fond limit 1,855,475,370 (Njëmiliard e tetëqind e pesëdhjetë e pesëmilion e katërqind e shtatëdhjetë e pesëmijë e treqind e shtatëdhjetë) Lekë pa TVSH ose 23,026,500 ( Njëzet e tremilion e njëzet e gjashtëmijë e pesëqind) USD pa TVSH, i cili parashikon mirëmbajtjen dhe operimin e Tigrave për 2 vite.
Por, absurdi nuk është as vlera e egzagjeruar e ketij shërbimi, as paqartësia e kerkesave të këtij tenderi dhe i objektit të prokurimit, gjë që lë hapësire të madhe abuzimi gjatë implementimit të kontratës. Këtë rradhë absurdi e tejkalon logjikën dhe përfshin disa institucione të cilat dukshëm kanë heshtur dhe vazhdojnë të heshtin përballë këtij skandali.
Në termat e referencës së tenderit, përshkruhen shërbimet të cilat janë përgjegjësi e Operatorit Ekonomik fitues, sic jane Sherbimet e Operimit, Mirëmbajtja e planifikuar, e paplanifikar, emergjente dhe furnizimi me materiale te konsumit dhe pjeseve të këmbimit. KESH SHA percakton qarte qe ne materiale konsumi nuk perfshihet lenda djegese HFO dhe LFO, te cilat do te ofrohen nga KESH sh.a. Ndërkohe që persa i përket Vajit lubrifikant Lube Oil – LO, KESH Sh.a. cilëson:
“Për organizim më të mirë të aktiviteteve të mirëmbajtjes, Vaji Lubrifikant (Lube Oil-LO) do të sigurohet drejtpërdrejt nga Ofertuesi i Sherbimit, por kostoja e tij relative do ti rimbursohet nga autoriteti Kontraktor me paraqitjen e faturës.”
Ky është një skandal, një abuzim i pastër në kundërshtim të plotë me rregullat e prokurimit publik, dhe dallohet qartë që është aferë korruptive e fshehur mes rreshtave me specifikime teknike dhe terma reference.
Pra:
- Si mundet që nëpërmjet një prokurimi, KESH Sh.a. ti transferojë të drejtën Operatorit Ekonomik të zhvillojë blereje jashtë objektit të kontratës? Me cfarë autoriteti KESH i jep këto të drejta, kur Ligji i Prokurimit Publik e përcakton qartë mënyren se si mund të prokurohen mallra dhe shërbime me paratë e taksapaguesve?
- Si mundet KESH Sh.a. të paguajë një faturë e cila nuk është rezultat i një objekti prokurimi?
- Si garantohet KESH Sh.a. që vlera e paraqitur prej Operatorit Ekonimik është vlera më e ulët në treg? Po parimin e konkurencës së lirë dhe të ndershme si e garanton KESH SH.a. nëpërmjet këtij mekanizmi që ka shpikur?
- Si ka mundësi që APP (Agjencia e Prokurimit Publik) ka miratuar keto terma reference dhe i ka lënë në fuqi këtë mekanizëm qartazi korruptiv?
Po SPAK përse hesht?
Është kollaj i verifikueshëm se si ky mekanizëm korruptiv është përdorur më parë nga KESH SH.a. gjatë dy viteve të shkuara. SPAK ka dosjen, ka të gjithë informacionin e nevojshëm, duhet vetëm të veprojë për të ndaluar një abuzim i cili është qartazi tejet korruptiv dhe që dëmton paratë e taksapaguesve Shqipetarë.
Kërkojme reflektim nga të gjithë institucionet përgjegjës, KESH Sh.a, APP, KPP te verpojnë sa janë në kohë e të marrim masa për te parandaluar këtë absurd i cili do ti kushtojë shtrenjtë, atyre por edhe taksapaguesve.
SPAK, duhet vëtëm te bëjë punën e tij.




