BallinaVendiKronikëSPAK çon në gjyq tre ukrainas për trafikim dhe shfrytëzim personash, dyshohet...

SPAK çon në gjyq tre ukrainas për trafikim dhe shfrytëzim personash, dyshohet lidhje me rrjet ndërkombëtar droge

Publikuar më

spot_imgspot_img

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO procedimin ndaj tre shtetasve ukrainas të akuzuar për trafikim dhe shfrytëzim personash në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Të pandehurit janë Nazar Khamuilo dhe Mark Petrenko, të dy nën masën e sigurisë “arrest në burg”, si dhe Karol Oskiera, për të cilin është caktuar masa “arrest në burg”, por ende e paekzekutuar. Sipas SPAK, ata akuzohen për veprat penale të “trafikimit të personave të rritur”, “grupit të strukturuar kriminal” dhe “kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale”.

Ndërkohë, prokurorët e posaçëm kanë kërkuar pushimin e akuzës për tre shtetas të tjerë të përfshirë në këtë procedim: Oleh Kulsha, Marianna Syzareva dhe Oleksander Tavorskyi.

Sipas organit të akuzës, hetimi ka nisur pas një ankese elektronike të paraqitur më 11 nëntor 2024 nga Ambasada e Ukrainës në Shqipëri pranë Drejtorisë së Policisë Vlorë. Në ankesë dyshohej se një shtetas ukrainas mbahej dhe detyrohej të punonte kundër dëshirës së tij në qytetin e Vlorës.

Pas verifikimeve, policia zbuloi një banesë me qira në lagjen “Demokracia”, ku u gjetën disa shtetas ukrainas që punonin me laptopë në aplikacione të ndryshme. Nga hetimet rezultoi se ata dërgonin mesazhe dhe lidhje përmes programeve automatike me qëllim rekrutimin e personave të tjerë për përpunimin, transportin dhe shitjen e lëndëve narkotike në vendet e Europës Lindore.

Prokuroria thekson se grupi i vendosur në Shqipëri dyshohet se ishte pjesë e një organizate më të madhe ndërkombëtare të trafikut të drogës që operon në disa vende të ish-Bashkimit Sovjetik.

Gjatë kontrollit në ambientet ku vepronte grupi u sekuestruan pajisje elektronike dhe u konstatua se mungonin pasaportat e shumicës së personave që ndodheshin aty. Hetimet zbuluan se organizatorët dhe mbikëqyrësit ushtronin presion dhe kërcënime ndaj të rekrutuarve, duke i detyruar të punonin dhe duke u treguar video dhune ndaj anëtarëve të tjerë që nuk arrinin rezultatet e kërkuara.

Në qytetin e Vlorës u identifikuan tre ambiente ku mbaheshin dhe punonin personat e rekrutuar, ndërsa gjatë operacionit u sekuestruan në total 24 pasaporta të shtetasve të huaj që dyshohet se kishin punuar për disa javë ose muaj në këto ambiente.

Sipas SPAK, viktimat rekrutoheshin përmes aplikacionit Telegram me premtimin për një punë zyre në Varshavë. Pas një interviste dhe një testi poligrafi në Poloni, ata dërgoheshin në Shqipëri, ku detyroheshin të përdornin pseudonime dhe të mos përdornin identitetet e tyre reale.

Nga hetimet rezultoi se Nazar Khamuilo përdorte pseudonimin “Kika”, Mark Petrenko njihej si “E Premtja”, ndërsa Karol Oskiera përdorte pseudonimin “Veterineri”.

spot_img

Artikujt e fundit

Reagon Arbër Hajdari: S’kam ëndërruar ndonjëherë të më punësoj larg qoftë ‘Lali Eri’

Arbër Hajdari ka reaguar në rrjetet sociale pas thashethemeve që e kanë përfshirë emrin...

Fitoi grantin për të blerë lopë, por çmimi i AZHBR-së e lë pa zgjidhje! Fermeri nga Maliqi: “Ma gjeni me aq lekë dhe shkoj...

Një fermer 32-vjeçar nga Maliqi ka denoncuar problemet me skemën e mbështetjes për fermerët...

“Nuk ka akoma një marrëveshje”/ Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamengot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes

Gjatë intervistës për “Channel 5” me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, kryeministri Edi Rama ka...

“Gogu shkoi në burg për të pajtuar Veliajn me Ramën!”, Arjan Curri zbulon detaje nga takimi mbi dy orë në Fier

Analisti Arjan Curri ka bërë publike detaje të reja mbi takimin mes ministrit të...

Më shumë

Reagon Arbër Hajdari: S’kam ëndërruar ndonjëherë të më punësoj larg qoftë ‘Lali Eri’

Arbër Hajdari ka reaguar në rrjetet sociale pas thashethemeve që e kanë përfshirë emrin...

Fitoi grantin për të blerë lopë, por çmimi i AZHBR-së e lë pa zgjidhje! Fermeri nga Maliqi: “Ma gjeni me aq lekë dhe shkoj...

Një fermer 32-vjeçar nga Maliqi ka denoncuar problemet me skemën e mbështetjes për fermerët...

“Nuk ka akoma një marrëveshje”/ Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamengot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes

Gjatë intervistës për “Channel 5” me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, kryeministri Edi Rama ka...