BallinaUncategorized“Ekspertja e punësimit” përfundon sërish në pranga, Kumrie Zika dyshohet për vjedhjen...

“Ekspertja e punësimit” përfundon sërish në pranga, Kumrie Zika dyshohet për vjedhjen e pesë bizneseve

Publikuar më

spot_imgspot_img

39-vjeçarja Kumrie Zika, e njohur publikisht edhe nga daljet televizive si “eksperte punësimi”, është arrestuar sërish nga Policia e Tiranës, e dyshuar për një seri vjedhjesh në biznese.

Sipas të dhënave të hetimit, Zika dyshohet se përdorte një skemë të përsëritur: punësohej në biznese të ndryshme dhe më pas përfitonte nga momentet kur mbetej vetëm për të marrë paratë e xhiros ditore.

Arrestimi u krye nga strukturat e Komisariateve Nr. 1 dhe Nr. 2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas hetimeve për disa vjedhje të regjistruara në Tiranë.

Një prej rasteve të mëparshme lidhet me një pikë këmbimi valutor dhe transferte parash në zonën e “Varrit të Bamit”. Zika ishte punësuar aty dhe ndodhej në ditën e parë të punës, kur dyshohet se përfitoi nga largimi për pak çaste i punonjësit që e shoqëronte dhe mori rreth 5 mijë euro nga arka.

Një tjetër rast i atribuohet asaj më 5 gusht në Vlorë, ku dyshohet se ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në një pikë këmbimi valutor.

Sipas Policisë, rasti i fundit lidhet me vjedhjen e xhirove ditore të pesë bizneseve në territoret e Komisariateve Nr. 1 dhe Nr. 2.

Pas denoncimit të një prej bizneseve, efektivët e identifikuan dhe e arrestuan 39-vjeçaren në zonën e “21 Dhjetorit”.

Kumrie Zika është bërë e njohur edhe për shkak të daljeve të mëparshme televizive si “eksperte punësimi” dhe opinioniste për tregun e punës dhe të drejtat e punonjësve, ndërsa gjatë muajve të fundit emri i saj është lidhur me disa raste të dyshuara vjedhjesh.

Akuzat ndaj saj mbeten objekt i procedimit penal dhe Zika prezumohet e pafajshme deri në një vendim të formës së prerë.

spot_img

Artikujt e fundit

Rama nis vizitën në SHBA nga Michigan: Takim me komunitetin shqiptar

Kryeministri Edi Rama nis sot vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,...

Ishte duke peshkuar në lumin Drini i Zi, 31-vjeçari bie në kontakt me rrymën elektrike dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në ujërat e lumit Drini...

Viktima në Sarandë njihej si “Tani Ruzhdiut”, dyshohet për sagë hakmarrjeje

Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen me armë zjarri në qendër të Sarandës,...

Elton Tozaj “plas bombën”: “Do të zbulojmë lidhjen mes një këngëtari dhe një biznesmeni”

Gazetari Elton Tozaj ka paralajmëruar publikimin e një historie që pritet të ngjallë jo...

Më shumë