Një 27-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë pasi u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas të dhënave paraprake të Policisë së Shtetit, i riu me inicialet S. B. dyshohet se i ka dhënë fund jetës. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk mundi të mbijetonte.
Policia bën me dije se, nga hetimet paraprake, 27-vjeçari dyshohet se kishte konsumuar substanca toksike, të cilat i shkaktuan gjendjen e rëndë dhe më pas humbjen e jetës.
Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.



