BallinaVendiPolitikëDalin pamjetPra Edi Rama nuk i thotë kot polic, Pjerin Ndreut!

Dalin pamjet\Pra Edi Rama nuk i thotë kot polic, Pjerin Ndreut!

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kur Edi Rama i thotë polic Pjerin Ndreut, nuk qenka thjeshtë një shpoti e tallje. Vizita në Amerikë dhe pamjet që vijnë nga aty, tregojnë se kryebashkiaku i Lezhës me të vërtetë e ushtroka këtë funksion për Kryeministrin. Ish-polici duket se ka një funksion sigurie në takimin e Edi Ramës me diasporën tonë atje. Pjerin Ndreu del në hyrje të sallës ku do të bëhet takimi dhe filtron pjesmarrësit.

Nuk dihet me siguri nëse Edi Ramës i mungojnë njerëzit për ta bërë këtë, në situatën kur pakënaqësitë dhe protestat ndaj tij mund të mbijnë nga shqiptarët që jetojnë jashtë. Apo ndoshta i mungon besimi tek njerëzit, dhe këtë rol ja ka dhënë Pjerin Ndreut.

Por fakt është se Kryebashkiaku i Lezhës e bën këtë punë. Meqënëse çdo gjë shndrit në Lezhë dhe ai i ka mbaruar detyrimet ndaj qytetarëve, tani paska kohë që part time të shërbejë si roje për shefin e tij.

Kjo sjellje që panë njerëzit në ekran nuk shkon me arrrogancën që Pjerin Ndreu shfaq zakonsiht me qytetarët e Lezhës, kur sillet si padron i qytetit dhe i fateve të banorëve. Ai është shpërfillës ndaj kujtdo që nuk e duartroket, dhe shtur gojën ndaj cilitdo kundërshtar që shpall një qëndrim kritik për punët në atë bashki dhe administrimin e qytetit.

Mjafton të shihni rrjetet e tij sociale, të mbushur me mllef e etiketime për të kuptuar se sa pak civil është polici që drejton Lezhën. Në vend se të ishte i përulur dhe të dëgjonte hallet dhe kërkesat që kanë njerëzit, pas privilegjit më të madh që mund të kishte një person si ai, duke marrë dy mandate si kryebashkiak, Ndreu shfryn dhe sulmon këdo që nuk mendon si ai.

spot_img

Artikujt e fundit

Balla e paditi për shpifje, GJKKO pushon çështjen për Berishën

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur pushimin e gjykimit...

Ministri Demo “shkund” strukturat e Policisë së Sarandës, urdhëron shkrirjen e zinxhirit drejtues

Atentati i ndodhur në mes të Sarandës, ku u vra 44-vjeçari Artan Myrtaj, ka...

Gjendet Bleona Mata? Flet avokati: Është studente ekselente, është e birësuar nga një çift…

Ditën e sotme në emisionin “Breaking me Fiori Dardha” ishte në një lidhje avokati...

Ambasadorja e BE-së takim me kreu e SPAK, Sofia Moreira de Sousa: Puna kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar thelbësore për shtetin e së...

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi ditën...

Më shumë