BallinaUncategorizedGjendet Bleona Mata? Flet avokati: Është studente ekselente, është e birësuar nga...

Gjendet Bleona Mata? Flet avokati: Është studente ekselente, është e birësuar nga një çift…

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ditën e sotme në emisionin “Breaking me Fiori Dardha” ishte në një lidhje avokati Alban Duraj, i cili dha disa detaje të reja për rastin e Bleona Matës.

Sipas tij, e ëma e Bleonës i ka thënë se e bija ndodhet në një vendet e Bashkimit Europian. Ajo është një studente ekselente dhe është e birësuar nga një çift grek.

Avokati shton se zonja Bukurie nuk ka dhënë detaje të mëtejshme, por në momentin që do të takohet me Bleonën, nuk do t’a lërë me aq.

Pjesë nga intervista:

Fiori Dardha: Një tjetër rast shumë i dhimbshëm, delikat që ka mbajtur të mbërthyer për vite me radhë qytetarët shqiptarë. E kam fjalën për rastin e Bleona Matës. Ju jeni investuar te ky rast dhe të rejat e fundit janë surprizuese.

Alban Duraj: Po është e vërtetë dhe komunikimi që kam patur me zonjën Bukurie, pra ka qenë fund qershori ose fillim korriku, dhe ajo është shprehur se jemi shumë afër gjetjes së Bleona Matës. Kjo vjen për faktin sepse është investuar me shumën e të ardhurave që u mblodh nga qytetarët shqiptarë lidhur me një thirrje publike që u bë për të mbledhur para për këtë rast. Zonja Bukurie, pjesën e konsiderueshme të kësaj vlere e ka marrë nga qytetarët shqiptarë si dhe ka vendosur një diferencë tjetër sepse nuk ishin të mjaftueshme paratë. Ajo ka kontaktuar një agjenci e cila merret me investigimin e njerëzve të humbur. Ajo ka thënë se Bleona është në një nga vendet e Bashkimit Europian. Pra kanë arritur që t’a identifikojnë se ku ndodhet. Është studente, madje e shkëlqyer, ekselente dhe është e birësuar nga një çift grek. Kaq më tha për momentin.

Fiori Dardha: Le të shpresojmë që të kemi një takim

Alban Duraj: Më siguroi që në momentin që do takohet me Bleonën, nuk do t’a lërë me kaq. Sepse të gjithë personat që kanë ndihmuar në zhdukjen e Bleonës apo ata zyrtarë që kanë vepruar apo nuk kanë vepruar për zbulimin e saj, ajo nuk do ta lërë. Ata do të mbajnë një përgjegjësi penale dhe do t’u drejtohemi Prokurorisë së Posaçme në mënyrë që të hetojë këtë çështje.

spot_img

Artikujt e fundit

Ambasadorja e BE-së takim me kreu e SPAK, Sofia Moreira de Sousa: Puna kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar thelbësore për shtetin e së...

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi ditën...

Vrau me thikë gruan në sy të nipërve, lihet në burg 69-vjeçari, Hysni Patushi

Lihet në burg 69-vjeçari, Hysni Patushi që goditi për vdekje me thikë në gjoks...

Probleme për Granit Xhakën, nën hetim për certifikatën e vaksinimit: Rrezikon deri në 5 vite burg

Granit Xhaka është përfshirë në një çështje ligjore në Zvicër, ku po hetohet nga...

Manja: Reforma në drejtësi është e pakthyeshme, sfida kryesore tani është efikasiteti

Reforma në drejtësi është e pakthyeshme, sepse i ka themelet në Kushtetutën e Shqipërisë,...

Më shumë