BallinaVendiAktualitetVlora që trondit me sekretet e shitura

Vlora që trondit me sekretet e shitura

Publikuar më

spot_imgspot_img

Gjatë këtyre viteve lëkura dhe truri ynë është aftësuar të mësohet, të përballojë e të normalizojë shumë çudira. Kemi hasur afera e skandale të rënda të qeverisjes. Implikime në krim të shtetarëve, të drejtuesve të policisë, të deputetëve. Kur bëmat kanë qënë të mëdha, na është thënë ta marrim shtruar se me këto bëhen dhe filma. Pra gjëra që ndodhin.

Por sot kemi diçka tjetër. Kemi një “next level”, që nuk mund ta kapërdijmë si herët e tjera. Kemi shefen e Shërbimit Informativ Shtetëror të arrestuar, me dyshimin se ka kryer dy vepra penale; Përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje e sekretit shtetëror.

Të dhënat që kanë dalë deri më tani nuk e krijojnë tablonë e plotë. Por është një masë sigurie me vendim gjykate. Pra ka një dosje që ka shkuar atje.

Albania Today, ka mësuar aq sa është bërë e njohur, se gjithçka lidhet me Ergys Agasin dhe raportet që kreu i SHISH kishte me të.
Ndaj nuk kemi një skandal si herët e tjera që tentohet të harrohet pas 3 ditëve. Në këtë operacion po dalin të përfshirë dhe drejtues të Policisë së Shtetit. Pra e gjithë superstruktura e sigurisë kombëtare që mban në këmbë një republikë.

Ngjarjet janë tronditëse. Aq më tepër kur një grua është në krye të shërbimit sekret. Dhe aq më shumë, kur ajo quhet Vlora, një emër që flet për patriotizëm. Por nuk flasin për patriotizëm akuzat nën të cilat sot ajo është mbyllur në shtëpinë e saj, si masë sigurie.

Prej sot duhen lëvizje të mëdha e të forta politike. Kemi një krizë të rëndë besimi që nuk mund të kalohet me rutinën e emërimeve të reja dhe hajde të ecim përpara. Kërkohet më shumë.

spot_img

Artikujt e fundit

Detaje të reja nga operacioni i SPAK/ Dy efektivë policie nën akuzë, BKH zbarkoi që në 07:00 në banesën e Prodës

Zhvillime të forta janë regjistruar mëngjesin e sotëm në kuadër të hetimeve të SPAK,...

SPAK lëshon masë sigurie për kreun e SHISH. Vlora Hyseni pezullohet nga detyra

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka lëshuar masë sigurie “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, drejtoreshë...

Horoskopi 22 Shtator 2026/ Nis sezoni i Peshores, ja çfarë rezervojnë yjet për 12 shenjat

DashiMarrëdhëniet dalin në plan të parë. Nesër duhet të jeni më të hapur ndaj...

Thaçi u çon të fala nga Haga, mijëra mbushin sheshin: “President, ta kemi dëgjuar zërin”

Mijëra qytetarë janë mbledhur në Prishtinë për të gjashtën natë radhazi, duke protestuar kundër...

Më shumë