BallinaVendiAktualitet“Dil përjashta, çohu”/ Plas debati në ‘Opinion’, Fevziu i tregon derën Albatros...

“Dil përjashta, çohu”/ Plas debati në ‘Opinion’, Fevziu i tregon derën Albatros Rexhajt

Publikuar më

spot_imgspot_img

Debati për përplasjen mes ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, dhe gazetares Klodiana Lala ka ndezur studion e emisionit “Opinion”, ku diskutimi degjeneroi në replika të forta mes Lalës, analistit Albatros Rexhaj dhe moderatorit Blendi Fevziu.

Përplasja nisi pasi Rexhaj ngriti pyetjen se përse publiku duhet t’i besojë versionit të gazetares dhe jo atij të Vlora Hysenit.

“Pse duhet me të besu ty dhe jo Vlorës?!”, e pyeti ai.

Lala iu përgjigj duke theksuar se Hyseni është nën hetim nga SPAK, ndërsa ajo jo, dhe më pas i kujtoi Rexhajt edhe incidentin e mëparshëm me Berat Buzhalën.

“Ti meriton të ta bëj si Berati, po unë nuk i ndyj duart me ty”, tha Lala.

Debati u tensionua më tej kur Rexhaj iu drejtua Blendi Fevziut me “ti”, duke e akuzuar se kishte “normalizuar” një situatë të mëparshme.

“Mua mos m’u drejto me ‘ti’, se ndryshe del përjashta”, reagoi Fevziu.

Rexhaj vijoi me replikën: “Ti e normalizove të rrafmen, ti”.

Në atë moment, Fevziu ndërhyri përsëri:

“Nëse ke prova, rri, ose ndryshe çohu dhe ik.”

Debati u zhvillua në kuadër të diskutimeve për deklaratat e bëra nga Vlora Hyseni ndaj Klodiana Lalës në hyrje të GJKKO-së, të cilat gazetarja i ka cilësuar si kërcënuese dhe shpifëse.

Lala ka bërë të ditur se avokati i saj po përgatit kallëzim penal në SPAK, ndërsa është shprehur se do të vazhdojë raportimin mbi çështjen.

spot_img

Artikujt e fundit

Pas sulmit, flet Klodiana Lala: E kam kallëzuar sot në SPAK Vlora Hysenin, do ta ndjek deri në fund

Gazetarja Klodiana Lala, e cila u akuzua sot paradite nga ish-drejtuesja e SHISH Vlora...

Mesazhet Hyseni-Agasi/ GJKKO ndalon publikimin e vendimit në media

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj...

“Mbi vajzat e mia janë qëlluar plumba”/ Klodiana Lala i përgjigjet Vlora Hysenit: Nuk më kërcënon dot

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të bëra sot nga ish-drejtuesja e...

Aksion i policisë në Tiranë, vihen në pranga 8 të kërkuar për krime të rënda, armë, drogë dhe vjedhje

Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion të posaçëm për lokalizimin dhe kapjen e...

Më shumë