Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për përballjen e nesërme me Bjellorusinë, ndërsa problemet fizike të disa lojtarëve vazhdojnë të mbajnë në ankth stafin teknik të trajnerit Maran.
Pas ndryshimeve të bëra në listë dhe afrimit të disa futbollistëve nga lista e pritjes, shqetësimet kryesore lidhen me Kristjan Asllanin dhe Cake.
Për Asllanin, situata nuk paraqitet serioze. Mesfushori i Al Jazira ka rezultuar me lodhje muskulare dhe gjatë grumbullimit është fokusuar kryesisht te palestra dhe fizioterapia.
Gjithsesi, aktivizimi i tij ndaj Bjellorusisë mbetet ende në dilemë dhe vendimi pritet të merret në varësi të gjendjes së tij fizike.
Ndryshe paraqitet situata për Cake, i cili nuk do të jetë në dispozicion për këto ndeshje të Ligës së Kombeve.
Pavarësisht mungesës së tij, trajneri Maran ka vendosur të mos thërrasë një lojtar tjetër si zëvendësues.
Sot, në orën 15:00, trajneri i Kombëtares do të dalë në konferencën zyrtare për shtyp para ndeshjes me Bjellorusinë.
Një orë më vonë, kuqezinjtë do të zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin “Air Albania”, ku pritet të merren edhe vendimet përfundimtare për formacionin.



